Flash News

E-TJERA

Përfundon seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së, data kur do të mbahet konferenca e radhës

Përfundon seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së, data kur

Ka përfunduar seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale të Hagës. Gjykatësi i seancës, Nicolas Guillou propozoi që seanca e radhës të mbahet më 13 ose 14 shtator.

Ai kërkoi nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të tregojë nëse është ende i vlefshëm muaji tetor, si afati për dorëzimin e dosjes paraprake dhe se në cilën fazë kanë arritur hetimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Avokatët mbrojtës dhe prokuroria kanë rënë dakord me propozimin e gjykatësit.

 Zyra e Prokurorit të Specializuar deklaroi se nuk ka një datë për nisjen e gjyqit dhe se hetimet janë në një fazë të avancuar.

Ndërsa mbrojtja tha se prokuroria nuk mund të bëjë hetime të pafundme, teksa shtoi se derisa të sigurojnë të gjitha materialet nuk mund të ndërtojnë mbrojtjen e tyre.

Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Nga nëntori i vitit 2020 ata ndodhen në qelitë e paraburgimit në Hagë.

Të fundit