Flash News

E-TJERA

Përfundon seanca për Ballukun në GJK, trupa tërhiqet për vendim

Përfundon seanca për Ballukun në GJK, trupa tërhiqet

Ka përfunduar seanca në Gjykatën Kushtetuese për Belinda Ballukun. Në seancë u shqyrtua kërkesa për ankimimin e kryeministrit Edi Rama ndaj vendimit të GJKKO për pezullimin e Ballukut.

Presidenca, qeveria dhe Kuvendi parashtruan argumentet e tyre në mbrojtje të Ballukut duke theksuar se pezullimi i saj nga detyra, sipas tyre, krijon ngërç institiucional. Nga ana e tyre, pezullimi u konsiderua si ndërhyrje në funksionin e ekzekutivit.

Prokuroria e Posaçme argumentoi se qëndrimi në detyrë i Ballukut paraqet rrezik potencial, ndërsa shtoi se kërkesa e Ramës është një tentativë për të bllokuar hetimin penal ndaj Ballukut.

Gjykata e Posaçme nuk mori pjesë në seancë. Përmes një reagimi publik, GJKKO u shpreh se pjesëmarrja në Kushtetuese, do të cenonte parimin e shtetit të së drejtës.

Të fundit