Flash News

E-TJERA

Përfundon seanca për Laert Haxhiun, avokatja: Nuk pranon akuzën për masakrën e Lushnjes

Përfundon seanca për Laert Haxhiun, avokatja: Nuk pranon akuzën

Ka përfunduar seanca për caktimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Janinës për Laert Haxhiun dhe Juxhin Barjami. Gjykata vendosi të lirojë pa asnjë masë sigurimi 35 vjeçarin Barjami, i cili akuzohet për “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, “mosbindje ndaj urdhrit të policisë”, “falsifikim dokumentesh” dhe “dëshmi të rreme”.

Laert Haxhiu ndërkohë o të transferohet drejt Burgut Koridhalos deri në shqyrtim të kërkesës së autoriteteve shqiptare për ekstradimin ose jo të tij në Shqipëri.

Sipas avokates së tij, klienti nuk i pranon akuzat e vrasjeve në Lushnjë në vitin 2017, nuk pranon ekstradimin në Shqipëri dhe kërkon të qëndrojë në Greqi. Çështja do të shkojë në Bordin e Apelit kompetent për të vendosur pro ose kundër ekstradimit dhe më pas në Gjykatën e Lartë.

Të fundit