Flash News

E-TJERA

Përfundon takimi i Ramës me naftëtarët, Dautaj: U arrit marrëveshja, për 12 muaj do marrim nga 40 mijë lekë

Përfundon takimi i Ramës me naftëtarët, Dautaj: U arrit

Kryeministri Edi Rama dhe përfaqësuesit e naftëtarëve kanë arritur marrëveshjen për ndihmën që qeveria do të japë deri në rifillimin e punës në rafinerinë e Ballshit.

Naftëtarët do të përfitojnë nga 400 mijë lekë të vjetra çdo muaj, ndërkohë që në dy muajt e parë do të merren nga 2 paga.

Kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj tha se kanë mbetur të kënaqur nga kjo marrëveshje dhe u shpreh se Rama u premtoi që një kompani serioze është interesuar për të rifilluar punën në rafineri.


"Pas takimit të dytë të bërë me Ramën, u parashtruan problematikat e mbartura ndër vite, nuk arrit një marrëveshje për të. Kaluam te pika e dytë për një mbështetje financiare, kemi arritur dakordësinë që të jepen 40 mijë lekë në muaj për 12 muaj dhe të paguhen sigurimet shoqërore të pagave që do të marrim.

Jemi të kënaqur me zgjidhjen e dytë. Ne kërkuam një kompromis që duke parë hallet tona, kërkuam që të merren paga 2 e nga dy, pra 4 paga që do na jepen 2 këtë muaj dhe dy muajt e tjerë. 870 naftëtarë do të përfitojnë", tha Dautaj

 

Të fundit