Flash News

E-TJERA

Përfundon takimi/ Rama: Nuk do i nxjerrim në rrugë ata që s’kanë letra. Nënë Liza: Asnjë garanci, fjalët i merr era

Përfundon takimi/ Rama: Nuk do i nxjerrim në rrugë ata që

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësisë së banorëve që protestojnë kundër shembjes së shtëpive. Kryeministri tha se për familjet që kanë çertifikatë pronësie zgjidhja është dëmshpërblim financiar ose kompesimnë këmbim.

Ai shtoi se banorët që janë pa letra nuk do të nxirren në rrugë, por do të trajtohen me bonus qeraje deri ditën që do të marrin shtëpi. Rama i mohoi pretendimet se po i nxjerr banorët në rrugë.

“Kemi pasur një bisedë intensive dhe faktikisht unë kam sqaruar atë që ka qenë e vërteta qysh ditën e parë por e vërteta këtu i ka të vështira rrugët, sepse ka shumë pengesa dhe devijime të qëllimshme. Fakti është që për të gjithë banorët qoftë të zonës së 5 majit, të unazës të cilët janë të ndarë në dy kategori do të ketë një trajtim të dinjitetshëm njerëzor solidar njësoj sic u bë me të gjitha ata që humbën shtëpitë nga tërmeti.

Ata që janë me certifikatë nuk kemi çfarë diskutojmë, zgjedhja është e qartë, ose dëmshpërblim financiar ose kompensim me këmbim që ata të marrin më shumë seç kanë.

Për ata që janë pa letra, qasja është solidare, nuk është nxjerrje në rrugë. Unë ja tregova të gjitha procedurat. Shtëpia që është pa leje prishet dhe familja merr kompensimin me shtëpi njësoj si ata që mbetën pa shtëpi nga tërmeti. Deri në ditën e marrjes së shtëpisë paguhet nga shteti me bonus qiraje. Nëse gjeni një rast tjetër në vendet e ngjashme dhe hajde na e tregoni”, tha Rama.

Ndërkohë nëna Liza(Liza Marku) ka ndërhyre teksa kryeministri ishte duke folur. Ajo ka kërkuar që premtimet e Ramës të marrin formë zyrtare.  Nënë Liza është shprehur se fjalët i merr era dhe se nuk kanë asnjë marrëveshje që parashkruan ata çka deklaron kryeministri. Protesta e banorëve është zhvendosur nga Kuvendi drejt Bashkisë Tiranë.

Debati mes Ramës dhe nëna Lizës

Rama: Kur mbaron ndërtimi e shtëpia është gati do futen në shtëpi. Kërkesa që e duam këtu ku e kemi si e kemi, këto nuk mund ti plotësojmë dot, ajo që do plotësojmë këta njerëz duke qenë se kanë derdhur mund e djerëse ato shtëpi pa leje janë të barabartë
këto ishin fjalët e mia.

Nëna Liza: Ne nuk i duam falso.

Rama: Të mos ngatërrojmë një gjë.

Nëna Liza: I duam me vulën e bashkisë e tana.

Rama: Akoma në këtë vend pagesat për dritat e ujin quhen taksa.

Nëna Liza: Pse më latë me e bo janë 30 vite.

Rama: Në raport me vendet në Evropë nuk bëhet fjalë fare për gjëra të tilla po flasim për gjëra që … Të lutem none u sqaruam bashkë ne apo jo?

Nëna Liza: U sqaruam u sqaruam, duam drejtësinë si duhet

Rama: E do shtëpinë tani këtu? Po nuk ta sjell dot ketu. Dakort? Kjo ishte fjala ime. Mirëupafshim

Nëna Liza: Asnjë garanci i merr fjalët era, tha do merrni shtëpi me taksat e popullit, unë s’marr shtëpi me taksat e popullit.

Pyetje: Nuk u morët vesh?

Nëna Liza: Nuk besoj mor gjallë, fjalet i merr era. As kontratë asgjë

 

Të fundit