Flash News

E-TJERA

Përfunduan ëndrrën kuq e zi, Gjasula dhe Broja falënderojnë tifozët: Meritonit më shumë

Përfunduan ëndrrën kuq e zi, Gjasula dhe Broja

Pas humbjes ndaj Spanjës që çoi në skualifikimin e Shqipërisë nga Euro 2024, Klaus Gjasula dhe Armando Broja kanë reaguar për herë të parë duke iu adresuar tifozëve.

Gjasula, në një reagim në Instagram, falënderon kuqezinjtë për mbështetjen ndaj kombëtares, teksa shpreh keqardhje për eliminimin.

“Faleminderit për mbështetjen e mrekullueshme. Më dhemb të mos jemi më pjesë e kampionatit europian, por luftuam deri në sekondën e fundit. I treguam botës se kush jemi ne dhe çfarë është i aftë vendi ynë. Ne jemi një! Ne në fushë, bashku me ju. E ardhmja është e jona. Unë jo vetëm e besoj këtë, por e di. Une jam krenare që jam shqiptar dhe krenare që jam një nga ju. Falemenderit per Emocionet”, shkruan Gjasula.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Klaus Gjasula (@klaus_gjasula8)

Broja shprehet i keqardhur për largimin e shpejtë nga Euro 2024, teksa edhe ai falënderon tifozët që thyen rekorde në stadiumet gjermane.

“Më vjen keq që nuk iu dhamë më shumë, ju meritonit më shumë. Faleminderit të gjithë tifozët Kuq e Zi”, shkruan Broja.

Përfunduan ëndrrën kuq e zi, Gjasula dhe Broja

Të fundit