Flash News

E-TJERA

Përgatisnin mina me telekomandë dhe i shisnin për 3 mijë euro, arrestohen dy persona

Përgatisnin mina me telekomandë dhe i shisnin për 3 mijë
Foto ilustruese

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohen se përgatisnin mina me telekomandë dhe më pas i shisnin deri në 3000 euro për një copë.

A.G dhe B.G u kapën në flagrancë, pasi po tentonin të trafikonin mina me shpërthim në distancë. Të dy të arrestuarit janë të dënuar më herët për vepra penale

"A. G., 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Ndërtim pa leje”; B. G., 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje"", thuhet në njoftimin e policisë.

Kjoe  fundit bën me dije se gjatë kontrollit fizik, 46-vjeçarit iu gjetën katër mina. Policia ka sekuestruar edhe një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa në banesën e B.G.

Të fundit