Flash News

E-TJERA

Përgatiste lëndë plasëse, arrestohet i riu në Sarandë

Përgatiste lëndë plasëse, arrestohet i riu në

Një 26-vjeçar është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim, për përgatitje të lëndëve eksplozive.

I riu dyshohet se ishte bashkëpunëtor i dy shtetasve të arrestuar gjatë operacionit të zhvilluar një ditë më parë ku u sekuestruan 5 kallëpe tritoli, 7 kapsolla detonatore dhe municion luftarak

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e shtetasit të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Knock out 5”, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e 26-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit