Flash News

E-TJERA

Përgatitën atentatin ndaj Inez Hajrulla/ SPAK jep pretencën për tre të dyshuarit

Përgatitën atentatin ndaj Inez Hajrulla/ SPAK jep pretencën

SPAK ka dhënë pretencën për tre personat të cilët dyshohen se po përgatisnin një atentat Inez Hajrulla.

SPAK ka kërkuar 11 vite burg për Leonard Luzin, 10 vite burg për Muharrem Koroveshin dhe 2 vite e 9 muaj burg për Amarildo Nikollin.

Të tre të pandehurve u ulet dënimi me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Më 4 dhjetor SPAK çoi për gjykim  dosjen ndaj Amarildo Nikolli Xhanej, i cili akuzohet se bashkë me 3 të tjerë po planifikonin vrasjen e Ervis Matodashaj dhe të fortit të Vlorës, Inez Hajrulla.

Hetimet e SPAK por edhe dëshmia e Amarildo Nikollit zbuloi se krimi do të kryhej për hakmarrje dhe për marrjen në kontroll të lojërave të fatit.

Porositësi i atentatit sipas SPAK është Leonard Luzi, i cili u ekstradua nga Spanja më 9 nëntor.

Luzi ka krijuar një grup të strukturuar kriminal, ku Amarildo Nikolli do të ishte ekzekutori, si dhe të pandehurit Muharem Koroveshi dhe Erio Zejno, në rolin e ndihmësit.

Amarildo Nikolli u bë personazh me historinë e dy motrave, që iu vendos tritol në Elbasan, ku për pasojë humbi jetën një i pafajshëm që ndodhej në banesën e tij. Një nga motrat Nikolli kishte lidhje me Xhanejn, ndërsa tjetra me Nuredin Dumanin.

Të fundit