Flash News

E-TJERA

Përgjimet e “Ndragheta-s”, ish-kryeprokurori: Mund të kenë nisur hetimet, por është sekret

Përgjimet e “Ndragheta-s”, ish-kryeprokurori: Mund të

Ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku deklaron se Prokuroria e Posaçme mund të ketë nisur hetimin lidhur me përgjimet e anti-mafias italiane, ku përmenden zyrtarë të lartë shqiptarë. I ftuar në Radar Informativ me Jonida Shehun, Sollaku u shpreh se kjo nismë nuk ka pse t’a ndajë me mediat, pasi janë sekrete të drejtësisë.

Mos prisni nga prokuroria që tu japë informacione mediave. Kam përshtypje se duhet të jetë e tërthortë se është sekret nëse është filluar apo jo çështja.

Hetimet në Itali kanë filluar 3-4 vite më parë. Ka nevojë për tu bërë më mirë. Nuk mundet prokuroria që ka regjistruar çështjen dhe t’ua japë gazetave. Para se të regjistrohet procedimi ka nevojë të bëhen disa verifikime”, tha ai.

Të fundit