Flash News

E-TJERA

Përgjimet e policëve të Tiranës/ Banorët ankohen për muzikë të lartë, efektivi dasmor u kërkon kolegëve të mos ndërhyjnë

Përgjimet e policëve të Tiranës/ Banorët ankohen

Zbardhen disa nga përgjimet që çuan në pranga tre punonjës policie, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Të arrestuarit janë identifikuar si: Durim Murja, Jashar Shehu dhe Arjan Balla.

Sipas përgjimeve, policët lejonin dasmat dhe aktivitetet muzikore pas orës policore, ndërsa janë përgjuar duke u kërkuar njëri –tjetrit favore duke mos ndërhyrë edhe kur ka patur ankesa në komisariat.

Punonjësi i policisë, Arjan Balla, me detyrë trup shërbimi në Komisariatin Nr. 1., në datën 14.08.2021, rreth orës 00:40, është njoftuar nga salla operative që së bashku me kolegun Jashar Shehu, të kryente një verifikim në lagjen Shkozë, pasi kishte ardhur një telefonatë në sallën operative se te firma X kishte valle, muzikë të lartë dhe po shqetësoheshin banorët jashtë orarit policor.

Arjan Balla lajmëron sallën operative se telefonata ishte e rreme. E njëjta situatë përsëritet në orën 01:15 dhe 01:20, ku përsëri punonjësit e policisë, të cilët shkojnë në vend, raportojnë në sallën operative se telefonata ishte e rreme.

Në përgjimet e shtetasit Durim Muraj është fiksuar komunikimi i Arjan Ballës me Durim Murjan, ku rezulton se Durim Murja ishte pjesëtar i dasmës, objekt ankese, në sallën operative, dhe ju kërkon kolegëve të tij që të mos ua ndërpresin dasmën edhe për njëfarë kohe. Në bisedë Arjan Balla shprehet i shqetësuar për ankesat në sallën operative, duke përcaktuar kështu dijeninë e tij të plotë për të vërtetën, duke vërtetuar se raportimi i tij në sallë për telefonata të rreme është e pavërtetë”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Të fundit