
Flash News
Me lule dhe pankarta, i jepet lamtumira e fundit 22-vjeçares shqiptares Ilaria Sula
Kush është Ilia Ndoka, anëtari i bandës së ish-deputetit të PS
Gazetari italian për mediat franceze: Shqipërinë e kontrollojnë kartelet e drogës
Skandali me sigurinë ushqimore, shkarkohet drejtoi i AKU në Tiranë
Berisha nis turin në Strasburg
Përgjimet e Veliajt/ 13 faqe nga dosja e SPAK me shantazhet nga qelia
Vijon publikimi i përgjimeve të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj të bëra në burgun e Durrësit. Në dosjen hetimore të SPAK që CNA po e publikon pjesë-pjesë zbulohet se si Veliaj kërkon të mbajë lart presionin ndaj prokurorisë dhe gjykatës përpara dhënies së masës së sigurisë nga gjykata e Apelit. Nga përgjimet dalin në pah inskenimet nga skutat e burgut të Durrësit të dirigjuara nga Veliaj.
Përgjimet në faqen 74
1-Erion Veliaj bisedon me vëllain e tij Arbër Veliaj dhe e pyet nëse postimet e tij dalin te editoriali i gazetës Tema apo Shqiptarja gjë për të cilën Arbri përgjigjet po.
2-Në orën 13:02, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, të cilin e pyet nëse e ka dorëzuar postimin e tij, për shkak se do ta shohë të publikuar në Lajme. Arbër Veliaj i tregon se po pret akoma, ndërsa Erioni i kërkon Arbrit tu dërgojë një Reminder.
3-Në orën 13:29, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, së cilës i tregon se ka shkruajtur një status me Arbrin dhe i kërkon të pyesë Renaton ose Maznikun ku të kapin lajmet e orës 15:00, pasi kërkon ta mbajë të gjithë frymën gjallë, duke nënkuptuar fushatën e madhe mediatike. I kërkon që t’i inkurajojë pak, pasi e di që shkrimet e tij shkojnë te Redaktori.
4-Në orën 18:36, ErionVeliaj bisedon me vëllain e tij, Arbrin, ku diskutojnë në lidhje me rubrikën pyetje-përgjigje. Sipas komunikimit, diçka ka ndodhur dhe nuk arritën në kohë që ta bënin. Po kështu, Arbëri i tregon se sot në darkë do të shfaqen te Grida ku do të jenë me pyetje-përgjigje. Arbëri i kërkon Erjonit që të bëjë pyetje-përgjigje të tjera, që mos të vonohen nesër. Sipas bisedës, përpara publikimit të “pyetje-përgjigje” Arbëri merr edhe një konfirmim nga dikush, i cili nuk përmendet në bisedë.
5-Në orën 18:52, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, të cilës i kërkon që të flasë me Albin dhe ky i fundit të flasë me Visin dhe Lorin, pasi i ka bërë disa përgjigje Gridës për te emisioni që do të shfaqet sot dhe i kërkon që të mos e përqeshin duke qenë se është në burg dhe ta kenë parasysh përpara se të tallen me të nëpër studio.
6- ErionVeliajt i kërkon Arbër Veliajt që të vazhdojë fushata mediatike, duke bërë lajme të posaçme të orientuara prej tij. Erion Veliaj i kërkon që të pyesë nëse duhen botuar shkrimet që i ka dërguar sot, si dhe i kërkon që të bëhen lajme (bëni lajme tashi).Po kështu, Erion Veliaj e pyet edhe për statusin në rrjetet sociale të cilin kërkon që të publikohet brenda orës 12:00, për të cilin Arbri i tregon se “tani po del”.
Përgjimet në faqen 75
1-Erion Veliaj bisedon me Ajolën, kërkon që avokatët të dalin publikisht në një deklaratë se betejën e tij po e bën vetëm me pusulla. Ai i kërkon Ajolës që Maks Haxhia të dalë nesër në deklaratë.
2-Veliaj bisedon me Arbrin të cilit i kërkon të bisedojë me Fugën dhe tu bëjë të ditur që gjendja psikologjike e Veliajt në paraburgim nuk është e mirë dhe se duhet të angazhohen sikur të jetë goditja e fundit (everything you got-this shot). Arbër Veliaj i tregon se ka biseduar dhe ua ka bërë të qartë. Në vijim, Erion kërkon që Fuga dhe Arbëri të merren fuqishëm se “kjo është java”. Në bisedë, Erion Veliaj i tregon se “anëtarët e asaj gjëse që firmosa sot duhet të anazhohen se ata janë dhjetë vetë, dhe secili duhet të merret me secilin, duke i kërkuar që të bëhet një fushatë e madhe mediatike, pasi është një betejë që dikush duhet ta bëje për të.
3-Në orën 19:09, Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në bisedë, Erion Veliaj i kërkon Ajolës që t’i thotë Ermirit që t’i dërgojë atij në paraburgim një kopje të ankesës të bërë në ILD dhe KLP, pasi do të përdorë në postimet në rrjete sociale.Këto dokumenta i kërkon për shkak se do të dalin në lajme, dhe postimet e tij nuk i sheh të plota. Në kërkesën e bërë nga Ajola Xoxa nëse i duhet diçka tjetër, Erioni i kërkon që t’i sjellë shkrimin e Meros ose t’ia lexojë nëse është botuar.
4-Data 01.03.2025. Në orën 20:16, Erion Veliaj pyet vëllain e tij, Arbrin, nëse ka folur me të gjithë ata që i kishte lënë porosi,pasi java tjetër do të jetë “javë sulmi” (java e Apelit),duke i thënë se do të vazhdojë ende betejën publike, që nënkupton fushatën e tij mediatike. Arbri i thotë patjetër që po dhe se Media ka qenë shumë e angazhuar shumë fort.
5-Në datën 2 Mars në orën 12:32, Erion Veliaj bisedon me Ajola Xoxën shprehet se ndihet pak i mërzitur, se u bë disa kohë në paraburgim dhe ka frikë nëse e kanë harruar apo jo. Më pas,i thotë se po pret që të dalë data (nënkupton të Apelit) që të orientohet.
Përgjimet në faqen 76
1-Veliaj flet me vëllain e tij Arbër Veliajn i cili e këshillon të mos hskojë në seancën gjyqësore për të mos dhënë shfaqje lart e poshtë. Veliaj thotë ta mendojë me të tjerët dhe të konsultohet dhe me redaktorin.
2-Veliaj flet me Ajolën, i kërkon të dijë për përballjen mes Etjen Xhafajt dhe kryeministrit Edi Rama, në lidhje me deklaratat kundër SPAK.
3-Gjatë komunikimit ndërmjet tyre, Erioni vijon dhe i kërkon që të pyesë Redaktorin se si duhet të veprojë për të martën. Më pas në komunikim ndërhyn Arbër Veliaj, të cilit i thotë se duhet pyetur Redaktori nëse duhet të shkojë në seancë të martën, dhe duhet të marrë një përgjigje për këtë.
4-Në datën 03.03.2025 në orën 20:08, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, por në një moment të komunikimit të tyre,ndërhyn Arbëri.Erioni i kërkon Arbrit që të flasë me Klevisin e Burgjeve,numrin e së cilit duhet ta ketë Admiri, e t’i thuhet që në takim me Erionin mund të shkojë Mero, Ylli Manjani, Mondi, Ton Gogu, Admiri, mund të shkojë në takim edhe Sara, çdokush tjetër,por thjesht t’i thuhet Klevisit dhe ai do të japë Okej. I thotë se ka porosi për të dhënë, dhe se në takim mund të shkojnë edhe përfaqësues të feve. Në komunikim, Erjoni i thotë nëse po merren me “gjërat” apo e kanë harruar fare.Arbri e vë në dijeni se çdo ditë po merren.Erion Veliaj i kërkon Arbërit që të merret me Median, pasi duhet mbajtur ai presioni (duke nën kuptuar fushatën mediatike).
Përgjimet në faqen 77
1-Veliaj i kërkon Arbrit që të sponsorizojë shkrimet kundër SPAK dhe prokurorëve.
2-Veliaj i kërkon Arbrit të flasë me Albin dhe Visin që beteja të bëhet çdo ditë dhe se beteja mediatike nuk duhet të lëshohet javën e fundit se një jetë ka.
3-Veliaj flet me Arbrin kërkon të dijë pse nuk ka dalë artikull të Top Channel për të, ai i përgjigjet për neglizhencë.
4-Veliaj bisedon me vëllain dhe i thotë se i duhet me patjetër mbështetja e redaktorit dhe duhet të jetë On pasi ka dalë data e Apelit në 11 Mars.
5-Arbër Veliaj i thotë se ka mbyllur marrëveshjen me amerikanët.
6-Në datën 6 Mars Veliaj flet me Ajolën dhe i kërkon të flasë me Carlo Bollinon nëse i ka marrë përgjigjet e emisionit që do të zhvillohet në median e tij.
7- Arbër Veliaj e vë në dijeni për konferencën e avokatëve me gazetarët. Veliaj i përcakton dhe cilët gazetarë të televizioneve duhet të jenë të pranishëm në konferencën me avokatët, duke përmendur Top Channel, Report Tv, Tema.
8- Veliaj flet me Ajolën dhe i tregon se intervista e tij po bëhet gati me inteligjencë artificiale, duke iu referuar intervistës te Report Tv.
Përgjimet në faqen 78
1-Veliaj bisedon me Ajolën dhe i kërkon që të flasë me Albin e “Ditës”, sepse Geri Kokalari ka bërë një super intervistë te Report Tv, e kërkon që t’i japë prioritet intervistës së tij. Erioni i tregon se intervistën e tij do e publikojnë dy-tre gazeta, edhe Tema ndoshta. I kërkon që për këtë të bisedojë me Meron dhe Albin.
2- Veliaj insiston me shpërndarjen e intervistës te Report Tv, kërkon ta lidhë me Temën dhe gazetën Dita që t’i japin vëmendje se Shqiptarja do e bëjë patjetër.
3-Veliaj kërkon që amerikanët të vihen në dijeni në mënyrë sistematike për atë që po ndodh.
4-Veliaj i kërkon Arbrit të mbajë lart presingun se dita e martë është e pandryshueshme, kështu që dhe katër ditë kemi, three days of Freedom. I kërkon Arbrit që “edhe thuaj të merret içik me kuç e me maç kush po ndjek gjërat.
5-Në orën 20:30, Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajolën, të cilës i kërkon që “Thuaji këtyre që ta shpërndajne sa më shumë edhe ta mbajnë presionin se këto kater ditë janë vendimtare” “Domethënë o dal këto katër ditë, o rri këtu edhe katër muaj. Kismet pastaj Gjykata e Lartë pas zgjedhjeve.” “Kshu që është “vital”. Këto katër ditë janë vendimiare.”
6-Inskenimi i Veliajt me 2 milionë euroshin , kërkon këshillë nga Mero.
Përgjimet në faqen 79
1-Erion Veliaj përdor Mero Bazen për inskenimin e 2 milionë eurove për të cila mediat e pushtetit shkruanin se ishte paguar prokurori për dosjen e tij.
2- Në orën 09:31, Erion Veliaj i kërkon Ajolës që të bisedojë me Meron dhe me KM e t’u marrë një këshillë, pasi Erioni kërkon të dijë që në postimin e fundit të hënën, të tregojë pa dhënë shumë detaje se sa është kërkuar për kokën e tij. I thotë se këtë gjë e ka me dëshmitarë, me Dokushin, Isuf Berberin dhe Myslim Murrizin.
3- Veliaj kërkon të takohet Arbri me Meron se ka nevojë për këshillë Erioni për publikimin e lajmit.
4-Në orën 11:05, Erion Veliaj bisedon me Arbërin. Ky i fundit i thotë se ka biseduar me ?shokun M? dhe i ka thënë se është lëvizje dëshpëruese dhe jo e mirë, pasi në fillim duhet bërë denoncimi, pastaj nga dëshmitarët, pastaj nga ti (Erioni). Erion Veliaj i thotë se duhet ta bisedojë me KM, jo me të tjerë, si dhe kërkon që t’i thotë që është gati t’ia provojë dhe të tregojë tre dëshmitarët që koka e tij vlen kaq.
5-Në orën 11:09, Erion Veliaj bisedon me Ajolën dhe i kërkon që të bisedojë me KM dhe t’i thotë që Erioni ka këtë informacion. T’i thotë që për kokën e Erionit janë kërkuar dy milionë euro, o paguaj ose do të marrim pagesën që ka bërë dikush tjetër. I thotë që t’i shkuajë Edit, që për këtë gjë të dëgjojë Arbrin e vogël, ose Maznikun, ose Fugën, ose Meron. Erion Veliaj i thotë se nuk ka çfarë të bëjë me këtë informacion, pasi ai ishte takuar me Alban Dokushin, Isuf Berberin dhe Myslim Murrizin, dhe i kanë thënë që koka jote vlen dy milionë euro.
6-I kërkon Ajolës që të merret seriozisht me këtë gjë. Erioni gjatë bisedës me Ajolën është përsëritës, dhe sërisht i thotë në këtë komunikim, që t’i shkruaje KM-së që ka një informacion të rëndësishëm për t’i dhënë, pasi Erionit i kanë kërkuar dy milionë euro, ose koka e tij do ikë për lesh.
7-Në orën 15:24, Erion Veliaj bisedon me Arbërin, ky i fundit i thotë se ai tha jo në mënyrë kategorike, por nuk i kishte dhënë asnjë arsyetim. Erioni i thotë se bënë mirë që e pyetën, pasi ai, e di sa shkon pazari aty.
8-Në orën 15:43, Arbëri bisedon me Erion Veliajn dhe i thotë që të hënën do të vijnë dy amerikanë (avokatët) dhe do të bëjnë një deklaratë për median, ku do të flasin për standardet, do të përcjellin mesazhin që ?The world is watching?. Erion Veliaj i thotë që duhet të gjejnë një hotel, një konferencë shtypi për amerikanët, por Arbëri i thotë ?Not worry?. Në vijim të komunikimit, Arbëri i tregon edhe ecurinë e konferencës së avokatëve që ishte planifikuar, ku i tregon se ka shkuar shumë mirë dhe tani do të fillojë të shpërndahet. Erion Veliaj i kërkon Arbërit që ?të merret pak me gjërat. Tuesday është important, është kshu Life or Death?
Përgjimet në faqen 80
1-Veliaj flet me Arbër Veliaj dhe ky i fundit e informon se Redaktori thotë se çdo gjë është ok.
2-Ajola Xoxa e vë në dijeni si shkon konferenca me gazetarët dhe se nuk pati asnjë problem.
3-Në datën 08.03.2025 në orën 11:09, Erion Veliaj bisedon me Arbrin në lidhje me takimin me avokatët amerikanë, për të cilën Arbëri i thotë se ditën e hënë do të organizojë një takim me avokatët amerikanë(nënkupton në IEVP Durrës).Erioni e pyetën Arbrin se si ka mundësi është bërë publike kontrata me Amerikanët, bashkë me shumën, për të cilën Arbrin thotë se ka kaluar në shumë institucione dhe është transparente.
4-Në orën 20:41, Erioni bisedon me Arbërin dhe i thotë se është shumë e rëndësishme që të kemi mbështetjen e Redaktorit. Arbëri i shprehet se i kanë thënë që e kanë mbështetjen.
Në vijim, Erioni i kërkon të bisedojë me Meron dhe me të gjithë ata,se nuk duhet të perceptohet që e kanë lëshuar veten tani në fund. Erioni i thotë: ?Fol një cik me Fatmirin dhe me të tjerët, të gjithë ushtrinë?.
5- Në datën 09.03.2025 në orën 11:58, Erioni bisedon me Arbërin dhe ky i fundit i kërkon të mos përmendë emra në bisedë.Erioni i thotë në gjuhë angleze se ka vetëm një ditë, dhe nëse nuk fitojnë, do të jetë këtu (IEVP) për një kohë të gjatë. I kërkon që avokatët të përgatiten mirë, me argumenta, me amerikanët. Konkretisht, Erioni shprehet: ?We have only one day? ?One day edhe if We don?t Win im gonna be here along time?
6-Në orën 11:59, Erioni bisedon me Ajolën, të cilës i thotë se po shikonte lajmet dhe ka parë që një nga Gjykata e Lartë ishte tërhequr një nga gjyqtarët për rekursin e saj. Sipas bisedës, Erioni thotë se është tërhequr për shkak të konfliktit të interesave, por i kërkon mos të përmendë emra.Erioni i thotë se mos të harrojë, të martën ose është këtu për një kohë të gjatë, ose do të dalë, kshu që e dini vetë çfarë duhet të bëni.
7-Në orën 18:53, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, të cilës i thotë se në orën 19:00 do të shfaqet nëi ntervistë te Euroneës,dhe prandaj i telefonon shpesh në këto orare,pasi në IEVP mbyllin telefonat, i fikin dhe nuk i lënë të komunikojnë.Erioni i thotë se kështu ka ndodhur edhe kur ka dhënë intervistën te Report TV apo te Top-i.
8-Në vijim të komunikimit, Ajola i tregon se ka gjyqin për Qerretin dhe sekuestrot dhe i tregon se pasi të mbarojë gjyqi, bashkë meErmirin do të shkojnë ta takojnë.
Më pas, Ajola i thotë se në gjyqin e të martës atë nuk e lënë që të marrë pjesë. Në orën20:41, Erioni bisedon me Arbërin, dhe sipas bisedës Arbri i tregon se në orën dy mbërrijnë amerikanët,e do shkojnë direkt te IEVP Durrës.
Në faqen 69 evidentohen disa pika:
1-Kryebashkiaku Erion Veliaj kërkon të vijojë fushata mediatike me postime të rregullta, ditë pas dite, të mbahet ritmi.
2-Në bisedën me Ajola Xoxën, Veliaj shfaqet tejet i panikosur pasi po i ushtrohen kontrolle me urdhër nga lart dhe për këtë akuzon Ministrinë e Drejtësisë dhe thotë çfarë mesazhi është ky.
3- Ajola Xoxa thirret në Konsullatën e SHBA në Tiranë dhe Veliaj i thotë që të mos shkojë se kur të vijë Aleksi (që dyshohet se bëhet fjalë për Alex Sorosin) do rregullohen gjërat.
4-Veliaj manipulon dëshmitarët. Ajola e njofton se është e shqetësuar për thirrjen në Prokurori të nënës së saj Valbona Xoxa dhe dajës së saj Erald Simixhiu. Veliaj e mëson Ajolën se çfarë duhet të thonë nëna dhe daja i Ajolës para Prokurorisë.
5- Erion Veliaj vë në lëvizje Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë kundër ILD-së.
Përgjimet: Pikat kryesore të faqes 70
1-Veliaj flet me të vëllain Arbër Veliaj dhe kërkon të vijojë fushata mediatike.
2-Në datën 21 shkurt të vitit 2025, Veliaj flet me të vëllain Arbër Veliaj dhe shprehet i shqetësuar se i kanë thënë të bëjë çantat gati për t’u transferuar në një IEVP tjetër. I kërkon që të telefonojë Mero Bazen dhe G.S që të merren me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën e t?i thonë boll se e ke tepruar.
3-Ajola Xoxa bisedon me Erion Veliajn dhe i thotë se prokurori e ka vënë në dijeni se do t?i shtohet dhe një akuzë tjetër për të cilin Erioni shprehet “çfarë maskarai”. Ajola i kërkon të zbusë tonet por Veliaj thotë për prokurorin ta harrojë do ta bëjë copë përditë.
Në bisedën ndërmjet tyre, Erion Veliaj i kërkon Ajolës që të telefonojë Mero dhe Genti Sulën, e t’i vërë në dijeni se po insistohet që Erioni të transferohet në Tiranë, në burgun që ai e quan Alkatraz. I kërkon që Genti dhe Mero t’i thonë mos ta bëjë këtë gjë dhe se po e tepron. Bisedën me Gentin dhe Meron, ia kërkon që ta bëjë si nder personal se Erioni po luan mendsh.
4- Në orën 12:11 Veliaj telefonon Arbrin në lidhje me kronikat televizive të Top Channel , ku sipas tij nuk janë në favor të Erionit dhe i kërkon Arbrit që të vërë dikë t?i monitorojë lajmet se po i shesin si ndere që nuk ekzistojnë. Për këtë gjë, bisedohet në lidhje me kronikën nga Top Channel, ku SPAK konfirmon takimet me dy drejtorë bashkie. I tregon se lajmet e drekës ishin skandal.
5- Në datën 22.02.2025 në bisedën e zhvilluar në orën 12:12, Erion Veliaj i kërkon vëllait të tij Arbrit, që të rrisë presionin nëpërmiet medias, ku të publikohen njerëz që kërkonin takime dhe nga ana e prokurorisë nuk lejohen. I kërkon që për këtë të flasë me përfaqësuesit e mediave si Meron, Gentin dhe Filipin. Arbri i sugjeron që nuk është mirë që të flasë në telefon në këtë mënyrë, por Erioni përdor një fjalor banal, duke nënkuptuar se nuk e vret fare mendjen.
6- Në orën 19:35 në komunikimin e zhvilluar ndërmjet Ajola Xoxës dhe Erion Veliajt,ky i fundit e pyet për Meron me shokë si dhe për (KM). Ajola Xoxa i përgjigjet se ka folur me të gjithë dhe të gjithë po punojnë kaq shumë sa nuk e ka idenë.I tregon se ka biseduar (me KM) sot edhe dje. Erion Veliaj i kërkon Ajolës që të shprehë shqetësimin e saj se Erionin nuk e lënë të takojë asnjë njeri, dhe se i kanë skanuar 20 vitet e jetës.
Pikat kryesore të faqes 71
1-Veliaj flet me Ajola Xoxën dhe i kërkon të flasë me Ministrin e Drejtësisë sepse i kanë bërë zbor në burg dhe nuk e pranon këtë sjellje duke e lënë me njerëz që kanë 100 vite burg dhe se i kanë rrezikuar jetën.
2- Veliaj i drejtohet Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja me fjalët ?Qelbësirë? dhe nuk ka për tia falur. Më të njëjtin fjalor flet edhe për Prokurorin Ols Dado, madje në bisedë me Ajolën i shprehet: ?Le ta dëgjojnë të gjithë, qelbësirë, atij s’kam për t’ia fal, as Ols Dados, por sidomos Ulsi Qelbësirës…? Biseda e Erion Veliajt me Ajolën vazhdon ku ai flet sërisht për Ministrin e Drejtësisë, të cilin e quan qelbësirë, katundar i ndyrë, i cili sipas tij e ka futur në burg dhe nuk pranon që t’i bëhen kontrolle.
3- Në komunikim, Erion Veliaj i shprehet Ajolës edhe për Ols Efthimi, për të cilin i thotë se pse Mandi (ish-shojeri Ajolës) duhet të pyesë Olsin kur do dalim, kur do shkojmë në Qerret, kur do zbresësh lart, kur do ikësh poshtë,por Ajola Xoxa i thotë se e ka patur për tarracën që po rregullonte dhe e pyet se çfarë muhabeti është ky që më bën.
4- Në datën 23 shkurt të vitit 2025 Veliaj flet me Ajolën dhe kjo e fundit e informon se të gjithë po merren me çështjen e tij, por i ka me merak statuset, pasi duhet të jetë pak më të ?buta?. Erion Veliaj i tregon se çështja nuk është më te popullariteti i tij, por nëpermjet statuseve apo mediave, vetëm në këtë mënyrë mund të fitohet ?Beteja?. Sërish Ajola Xoxai tregon të jetë më i butë me statuset ,pasi çështja është ligjore, por Erion Veliaj shprehet se nga ana ligjore nuk kanë çfarë i bëjnë më shumë, se në burg e kanë futur. Erion Veliaj e pyet edhe nëse ka biseduar me Arbrin dhe me Fugën, ndërsa Ajola Xoxa përgjigjet se ka biseduar me të gjithë.
5- Në datën 24.02.2025, në orën 12:48, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, ku temë diskutimi është deklarata e pretenduar prej tij, se Prokurori ka përmendur fjalën ?Ndyrësirë?. Erion Veliaj i kërkon që të angazhohen të gjithë për këtë gjë, duke përmendur Meron, Maks Haxhian, nga të cilët kërkon që të ketë reagim e të ngrihen masivisht të gjithë. I kërkon të angazhojë portale, e gjëra të tjera. ?Po duhet ngrit ?you should raise hell? plako se kemi, ai ka bërë një gafë spektakolare aty.?
Vijon në faqen 72 të përgjimeve
1-Në orën 14:47, gjatë bisedës me Arbrin, Erion Veliaj i kërkon një pasqyrë ku të paraqiten televizionet që po e mbulojnë dhe po e mbështesin Luftën e tij Mediatike.
I tregon se TOP-i po na mbulon,Report TV po na mbulon, Klani po na mbulon,po Klan News? Arbër Veliaj i përgjigjet se është një çik problem me ta, nënkupton Klan Neës. Erion Veliaj e pyet nëse Fuga ka biseduar me ta, gjë e cila konfirmohet nga Arbri. Erion Veliaj i kërkon që t’i thotë se sa ishte mirë Erioni, ishte përditë te ai,dhe duhet të flasë se sot duhet.I kërkon Arbrit që çdo gjë të jetë nëunitet,si në rastin e eventeve me KM, të cilat duhet të postohen te facebook-u tij apo rrjetet e tjera sociale.
2- Po në të njëjtën faqe Veliaj diskuton me Ajolën dhe e pyet për audion e manipuluar për fjalën ndyrësirë që pretendonte se është përdorur nga prokurori Ols Dado në seancë. Për këtë gjë,Erion Veliaj i kërkon që të mos flasë direkt me ta pasi është në përgjim.
3- Në orën15:25, Erioni bisedon me Arbrin,të cilit i shpreh shqetësimin që i kanë ardhur lajme se duan ta transferojnë në një IEVP tjetër, duke përmendur se duan të na dërgojnë te Alkatrazi në Tiranë, me high security.
4- Në këtë faqe flitet sërish për audion, në orën 15:33, Erion Veliaj telefonon Ajolën, dhe kjo e fundit i tregon se ata e kanë transkriptin dhe po punojnë me të, duke pastruar zërin. Erion Veliaj i kërkon të mos japë detaje në telefon, thjesht t’i thotë që po merret me këtë gjë.
5- I tregon se sërish ka lajme që mund të transferohen te burgu Alkatrazit (IEVP tjetër) dhe i thotë se nuk e di se kush po flet me miqtë e Drejtësisë, pasi punonjësit personeli në IEVP Durrës po i njofton që po hapen vende për tu transferuar.Shpjegon se kjo gjë është shumë e ndyrë, pasi sipas tij i janë privuar shumë të drejta dhe do të ishte e tepërt po të shkonte në një burg më të rëndë.
6-Në datë 16:00, Erion Veliaj interesohet sërish në lidhje me transkriptimin dhe me pastrimin e audios së seancës gjyqësore,dhe Ajola në bisedë me të i konfirmon se kanë një përgjigje.
7- Në datën 23.02.2025 në orën 11:59, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, të cilit i kërkon që të flasë me Shqiptarja, me Temën, që çdo ditë të bëjë ndonjë intervistë dhe të prodhojnë materiale edhe për portalet. Në vijim i kërkon t’i thotë Karlos apo Mirës që nëse i bëjnë pesë pyetje, Erioni të kthen përgjigje, dhe në këtë formë çdo dy-tre ditë bëjnë intervista pak më të gjata, se nuk ka mjet tjetër për ta përballuar këtë gjë që po ndodh.
8- Në orën 14:18, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, të cilit i tregon se ka parë lajmin që ka dalë për Thoma Gëllçin dhe duhet bërë ?Big Deal? se është fiks kujt duhet t’i referohen arrestimit të paligjshëm. Po kështu, e pyetën Arbrin nëse i ka ndjekur porositë e tjera, gjë të cilën Arbri e konfirmon dhe i tregon se ?Kam nji kshu në orën tre?
Pikat kryesore të faqes 73
1- Ajola i kërkon Veliajt të ketë kujdes me gjuhën, për mënyrën si shprehet.
2-Veliaj kërkon që miqtë deputetë të ndërhyjnë te KLP-ja pas reagimit në mbrojtje të prokurorëve.
3-Në skenë del emri i shtetasi Ardit, që mendohet të jetë Ardit Gjerbrea. Nga konteksti i bisedës së zhvilluar, Arditi i kërkon Erionit që të japë mesazhe pa fyerje,pa ofendime,pasi në momentin që ka sharje apo shantazhe, quhet kërcënim. I tregon se kjo gjë mund të përdoret kundër tij, pasi do të shprehen se ai është brenda dhe kërcënon, imagjinoni po të dalë jashtë. Këtë gjë, Arditi tregon se ia kanë thënë edhe miq nga PD-ja, të cilët më përpara kanë shkruar kundër tij (Erionit). Arditi, në vijim të bisedës, i thotë se ?mikeshës? i ka thënë që t’i tregojë ?lalit? që të mendojë sikur është në Big Brother.
Erion Veliaj i përgjigjet, se duhet t’ia thotë edhe Redaktorit, duke i thënë se po perceptohet sikur Erionin doni ta dëmtoni. Arditi tregon se duhet të jetë i kujdesshëm, pasi po mendon t’i bëjë një mesazh Redaktorit, por sipas Arbrit të Madh (Arbjan Mazniku) duhet të ketë kujdes si shprehet se është i vetmi ku mund të mbështeten. Gjatë komunikimit, Arditi tregon se po i bën një mesazh,ndërsa Erioni i sugjeron që ta takojë. I tregon se nëse është i zënë për takim, t’i thotë që po shkruaj dy mendime se më duket sikur po e tepron një çik me gjuhën, duke qenë se Erioni i thotë se ato redaktohen nga Redaktori.
4-Në datën 26.02.2025 në orën 10:17, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, ku i referohen fjalës së KM-së (Kryeministrit) për të cilën Erioni tregon se ishte ?flakë fare?. Erion Veliaj e pyet nëse e kanë bërë transkriptimin e materialit, që t?ja çojnë Redaktorit që ta shohë dhe i kërkon që të takohet me të nga ora 12:00. I kërkon që materialin t’ia bëjë gati dhe t’ia japë Redaktorit,i cili sipas bisedës, ka patur takim me grupin./ Marrë nga CNA
Të fundit



Tarifat e Trump trazojnë tregjet në mbarë botën
7 Prill 2025, 16:43


Fushata e sulmit e Veliajt nga qelia minon ‘besimin e publikut te media’
7 Prill 2025, 16:09


“Kini kujdes nga ish-ët!”, javë dinamike për tri shenja të horoskopit
7 Prill 2025, 15:18
Mandatari i ri në Serbi: Nxitës dialogu apo zëdhënës i Vuçiçit?
7 Prill 2025, 15:01

Viktima e 61-të e tragjedisë në Koçan, ndërron jetë një tjetër pacient
7 Prill 2025, 14:51

6 zakonet tipike të njerëzve të zgjuar
7 Prill 2025, 14:33

Të arrestuar për korrupsion, GJKKO merr vendimin për ish-gjyqtaren Zamira Vyshka
7 Prill 2025, 14:09


Gabimi më i zakonshëm që bëjmë kur lajmë flokët
7 Prill 2025, 13:40
Kush është Ilia Ndoka, anëtari i bandës së ish-deputetit të PS
7 Prill 2025, 13:27


Kallas: Jemi duke analizuar gabimet e dialogut Kosovë - Serbi
7 Prill 2025, 12:53
Doli për të gjuajtur, 28-vjeçari zhduket në malin e Pashtrikut
7 Prill 2025, 12:42


Skandali me sigurinë ushqimore, shkarkohet drejtoi i AKU në Tiranë
7 Prill 2025, 12:06

Berisha zotohet para PPE: Tolerancë zero ndaj krimit
7 Prill 2025, 11:46
Del pas 2 orësh nga GJKKO, kreu i Prokurimeve Publike hesht përballë gazetarëve
7 Prill 2025, 11:40

Banorët e Tropojës dhe Hasit bllokojnë pikën kufitare të Qafë Prushit
7 Prill 2025, 11:20


Foto/ Ky është 52-vjeçari shqiptar i vrarë në Itali
7 Prill 2025, 10:48

Berisha nis turin në Strasburg
7 Prill 2025, 10:30
Kërkoi revokimin e masës së sigurisë, merret vendimi për Kryemadhin
7 Prill 2025, 10:20
Gjykata e Strasburgut vë në pikëpyetje vendimin e gjykatave për çështjen Beleri
7 Prill 2025, 10:11
Mbërrijnë në Shqipëri fletët e votimit që do të përdoren nga diaspora
7 Prill 2025, 10:02
Vritet me armë zjarri 52-vjeçari shqiptar në Itali
7 Prill 2025, 09:51
Emrat/ Ekstradohen dy persona nga Gjermania dhe Italia
7 Prill 2025, 09:40
‘Non-grata’ e Berishës, Këlliçi: Është hequr tashmë, akoma s’e dini?
7 Prill 2025, 09:32
Kreu i Prokurimeve Publike paraqitet në SPAK
7 Prill 2025, 09:20
Fushata e sulmit e Veliajt nga qelia minon ‘besimin e publikut te media’
7 Prill 2025, 09:13
Vaksinat: Konspiracion apo mbrojtje e jetës?
7 Prill 2025, 09:05

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
7 Prill 2025, 08:39
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
7 Prill 2025, 08:25
Alternime kthjellimesh dhe dhe vranësirash, ulen temperaturat
7 Prill 2025, 08:14
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
7 Prill 2025, 07:59
Reshjet e borës bllokojnë aksin Strugë-Qafë Thanë, rreth 1 km radhë automjetesh
6 Prill 2025, 21:50

“Përplasjet virtuale” që mund të çojnë drejt tensioneve ndërinstitucionale
6 Prill 2025, 21:06
Këlliçi: PD do të sigurojë 80% të votave të shqiptarëve në SHBA
6 Prill 2025, 20:46


Përgjimet e Veliajt/ 13 faqe nga dosja e SPAK me shantazhet nga qelia
6 Prill 2025, 19:47
Ulje temperaturash, rikthehen reshjet e dëborës në Juglindje
6 Prill 2025, 19:25
“Petulla” me miellin e BE
6 Prill 2025, 19:07

Strazimiri: Në Shqipëri arrestohesh dhe lirohesh vetëm nëse do Alexi
6 Prill 2025, 18:20
Zhupa: E paligjshme që zyra elektorale e PS të vendoset pranë KZAZ-së në Delvinë
6 Prill 2025, 18:01
Irani refuzon bisedimet me SHBA-në mbi programin bërthamor
6 Prill 2025, 17:40


Gjykata lë në burg vrasësin e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula
6 Prill 2025, 16:40
Dështon operacioni për kapjen e Eljon Hatos, miku i Ervis Martinajt
6 Prill 2025, 16:23
Tinka e madhe, e braktisur dhe e harruar në një azil të vogël...
6 Prill 2025, 16:02




Edhe specat me pesticide, Kroacia kthen pas prodhimet shqiptare
6 Prill 2025, 14:40

Shi dhe reshje bore, policia apel drejtueseve të mjeteve: Kujdes në qarkullim!
6 Prill 2025, 14:02

Shkaktoi ndotje të gjirit të Dhralesë, arrestohet inxhinieri teknik në Palasë
6 Prill 2025, 13:23

BIRN: Kriza shëndetësore në Durrës cenoi besimin e prindërve te sistemi arsimor
6 Prill 2025, 12:36
Premton Berisha: Rrogat e mësuesve në krye të mandatit do të jenë 1500 euro
6 Prill 2025, 12:14

Berisha: Elbasani, dëshmi e njërës prej vjedhjeve më të mëdha të shekullit
6 Prill 2025, 11:31

“Mos i beso askujt”, ambasada amerikane paralajmëron shqiptarët për vizat
6 Prill 2025, 10:50
Shkrumbohet nga flakët lokali gjatë natës në Tiranë
6 Prill 2025, 10:27


Protestë në Prishtinë kundër rritjes së energjisë elektrike
6 Prill 2025, 09:10
Këmbimi valutor, 6 prill 2025
6 Prill 2025, 09:03
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
6 Prill 2025, 08:38
Moti sot, e diela parashikohet me mot të paqëndrueshëm
6 Prill 2025, 08:14
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
6 Prill 2025, 08:00

Aksident në Tepelenë, shoferi humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga
5 Prill 2025, 21:20
U aksidentua nga makina, humb jetën 65-vjeçarja në Korçë
5 Prill 2025, 21:02
Berisha: Nuk do ketë pensionist që të firmosë pension nën 200 euro
5 Prill 2025, 20:41

