Flash News


E-TJERA

Përgjimet italiane, gazetarja shqiptare në Itali: Në këtë operacion është anashkaluar bashkëpunimi me shqiptarët

Përgjimet italiane, gazetarja shqiptare në Itali: Në

E ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetarja Alba Kepi nga Italia tha se nuk mund t’i bëjë publike burimet nga e mori dosjen e përgjimeve lidhur me përgjimet e Ndraghetas.

Kepi: Unë i kam marrë burimet nga organet më të rëndësishme në Itali, por nuk mund t’i bëj publike. Janë ato organet që janë marrë për 4 vite me këtë operacion. Ata më janë përgjigjur për çdolloj pikëpyetje që kam pasur.

Uroj që të hiqet koncepti i një dosjeje, sepse është një skandal dhe një megaoperacion. Janë marrë në pyetje shumë persona që janë në arrest shtëpiak dhe në burg. Në këtë operacion është anashkaluar bashkëpunimi sepse ky operacion është drejtuar nga prokuroria e Katanzaros.

Të fundit