Flash News

E-TJERA

Përgjimet/ Si i caktonte sekretarja takimet për gjyqtaren, bisedat që nxorën zbuluar mjekun Prifti: E do pagesën në euro   

Përgjimet/ Si i caktonte sekretarja takimet për gjyqtaren, bisedat

Një ditë pas arrestimeve me urdhër të SPAK në Gjykatën e Krujës, mes tyre gjyqtaren Enkelejda Hoxha, sekretares së saj, Rukije Dervishi si dhe avokatit Aldo Tabaku, zbardhen përgjimet e dosjes hetimore. 

Mes përgjimeve rezultoi i implikuar edhe mjeku i njohur kardiolog në QSUT, Edvin Prifti në shtëpinë dhe në zyrën e të cilit u gjetën 260 mijë euro dhe 160 milionë lekë të vjetra.

Si caktoheshin takimet me gjyqtaren Hoxha nga sekretarja

Në dosjen e zbardhur nga neës 24, në një pjesë të saj veçohet biseda nga sekretarja e Gjykatës, Rukije Dervishi  duke folur me një person, ndërsa lënë takimin për gjyqtaren Hoxha. Në këtë rast bëhet fjalë për një tjetër person të dënuar dhe që po tentonte që të lirohej, konkretisht Gentjan Nezaj.

PJESË NGA DOSJA
Në datë 03/08/2020, ora 11:54, Rukije Dervishi komunikon me dikë në telefon:

Sekretarja e Enkeleda Hoxhës: Ku po pret?
Personi X: Eee?
Sekretarja: Ku asht t’u prit?
Personi X: Se di pasha Zotin, ne ina në’Tiron
Sekretarja: Po jo…ku osht t’u prit, se tha ku këna taku m’jest, po ku ka taku n’mjest, ke kafja apo ke?
Personi X: Aaaa, po po, e kam parasysh ke kafja
Sekretarja: Po he pra, tregoi se m’ka çu gjithata mesazhe, tregoi
Personi: Ke kafja m’duket.
Sekretarja: Tregoj ke kafja, thuaj atij ke kafja se po i them, a t’i them ke kafja?
Personi: Po, po….
Sekretarja: Mir hajt….

Në datë 8/09,2020, ora 19:46, shtetasi Shaban Nezaj (babai i Gentjan Nezajt) komunikon me shtetasin Ali Tabaku, i afër i avokatit Aldo Tabaku dhe përmbajte tyre zhvillohet kjo bisedë:
Nezaj: Urdhëro!
Tabaku: Lika nga Kruja ju marr
Nezaj: O tungjatjeta. Si ja kalove?
Tabaku: Mirë! Si ja kalove Shabë?
Nezaj: Ca bone Liku?
Tabaku: A jeni mirë?
Nezaj: Si i keni nga shtëpia, vet ju mirë?
Tabaku: Hajde mo, si në Krujë, ju vet mirë?
Nezaj: Mirë ka dasht Zoti
Tabaku: Dëgjo mua tashti
Nezaj: Fol!
Tabaku: Se më ka marrë edhe djali mbrëmë prej Italisë
Nezaj: Po
Tabaku: edhe kanë nejt sot unë me ta, dhe më ka thënë për dy ditë se më datë 15 e kishte ai
Nezaj: Djali aaa?
Tabaku: He? A dëgjove? Po pra, më datë 15 e kishte me 14 e 15 nga data 15 e kishte
Nezaj: Po ky e kishte më datë 9, e paskan shty aaaa?
Tabaku: Po unë sot nejta me ta pra
Nezaj: Ani ani, ti me u mor çfaër të ka thënë djali
Tabaku: edhe më tha mua se tha do të ec dhe do të të tregoj se si do të ma japin ata, se e ka atë problemin e parë, e kan ham atë problemin e parë thashë a e kupton.

Si u zbulua skema e mjekut Edvin Prifti

Abcnews.al zbardh përgjimet e dosjes hetimore që futi në rrjetë mjekun e njohur të QSUT, Edvin Prifti. Në përgjime del Migena Skënderi e cila negocion me kryeinfermieret e repartit të djegieve Trëndafile Frangu për një operacion të nënës së Manuela Mallkuçit, kryesekretares gjyqësore në Krujë në këmbim të parave.

Migena i thotë Manuelës se “Filja”, Trëndafile Frangu do një shumë parash në mënyrë që të negociojë me kardio-kirurgun Edvin Prifti ndërsa ky i fundit do 2 mijë euro në dorë. Nga përgjimet del se Migena është e njohur me “skemën e brendshme” të regjistrimit të operacioneve pasi më herët vetë ajo ka paguar të njëjtën shumë për operimin e babait të saj.

 Në dosje thuhet se me datë 3 korrik të vitit të shkuar, Migena Skënderi ka marrë nga Manuela Mallkuçi një sasi rreth 500 euro të cilat në një takim me Trëndafile Frangun në QSUT ia ka dhënë kësaj të fundit.

Migena i kërkon Manuelës që t’i bëjë gati paratë për t’ia dhënë doktorit në zarf. Pasi kjo e fundit i thotë se i ka në lekë shqiptare, Migena thotë t’i bëjë gati “2-mijëshe euro në zarf që të mos ketë më probleme”.

Pjesë nga përgjimet e zbardhura nga Abcneës.al

Migena: El ngjo nesër

Manuela: Hë hë

Migena: Merr ato rekomandimet sot, nesër me e shtru n’tet e gjysëm mamin a kupto

Manuela: Ëhë me e shtru?

Migena: Po, po me e shtru, me shku të dyja ne shkojm te doktori

Manuela: Po

Migena: Merri t’I kesh me vete (për paratë)

Mignea: Do pysim tak e tak masanej nëpër spital një javë e di vetë ti mo, me pes mijë lekshe me dhjet mijë lekshka me gjona të tjera e di vet

Manuela: Po, po, sido që të jetë flasim bashkë

Migena: Ne motra ime, merri me vete ato nesër që t’i kopsisim kët, t’ia fsuim ktij në zarf se me Fadilin ja kam fut motra jote përpara kohe se

Manuela: Po mirë, pra sa duhen. Sa t’I jap?

Migena: Unë I kam fut dy

Manuela: Dy okej shpirt, mirë, mirë

Migena: Dy mij, a kupto Genën?

Manuela: Dy million, po

Migena: Unë po them I kena pas dhon dy mirë euro ne

Manuela: S’I kam euro unë, I kam kështu lekët tona

Migena: Ne kshtu, ta pys iher atë, po nejse ti merri me vete ato, nji pseqinçe ja japim kësaj, t’tjerat pastaj si t’shkoj spitali

Manuela: Po pra, m’thuj

Migena: S’ke pse me fut mo, a e kupto, ne I vum dy mirë euro atij që ja futëm në zarf

Manuela: Po mirë po i bëj euro

 

 

 

Të fundit