Flash News

E-TJERA

Përgjimin nga DPI? Kallanxhi: Instalimi i pajisjes po shkel dy ligje themelore

Përgjimin nga DPI? Kallanxhi: Instalimi i pajisjes po shkel dy ligje

Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi ka paralajmëruar pasojat e instalimit të DPI (Deep Packet Inspection) në Shqipëri.

I ftuar në MCN, ai ka sugjeruar mënyrën më efektive për të shmangur përgjimin dhe shkeljen e privatësisë.

Sipas Kallanxhit, përdorimi i internetit satelitor, si Starlink i Elon Musk, mund të jetë zgjidhja më e mirë për të anashkaluar kontrollin e DPI, pasi ky sistem nuk mund të ndërhyjë në rrjetet ndërkombëtare të internetit.

“E vetmja mënyrë që të shpëtojmë nga DPI, unë e kam thënë që në ditët e para kur u blloku Tik Toku, në qoftë se deri dje kompanitë shqiptare i monitoronin nëpërmjet ISP-ve, sot mund të kemi rritje të kërkesës së Starlinkut, për shembull, pajisjes të Elon Musk për internet.

Pra përmes Starlink interneti nuk do të merret më kompanitë shqiptare, por nga një kompani amerikane. Këtu nuk ndërhyn dot DPI.

Domethënë, nëse ne lidhemi direkt me një internet tjetër ndërkombëtar, që në këtë rast është Starlink kemi të bëjmë me një kompaterritor dhe DPI zhduket dhe prandaj edhe shumica e ambasadave nuk përdorin kompanitë shqiptare të internetit, se DPI-në e kanë ngrënë këta vetë.

Kemi edhe një gjë tjetër, neni 35 dhe 36 shkelen! Neni 35 për informim dhe mbrojtje të dhëna personale dhe nëno 36, e drejta për konfidencialitetin.", tha Kallanxhi,

Të fundit