Flash News

E-TJERA

"Përgjysmim taksash, kompensim i ujit e dritave dhe bonus 1200 euro", biznesi i vogël 5 kërkesa qeverisë

"Përgjysmim taksash, kompensim i ujit e dritave dhe bonus 1200

Situata e krijuar për shkak të pandemisë ka dëmtuar rëndë ekonominë, duke çuar në faliment shumë prej bizneseve të vogla. Për këtë arsye, kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël Tiranë, Shpëtim Agolli, ka paraqitur qeverisë 5 kërkesa për të evituar rënien në kolaps.

Agolli theksoi se marrja e këtyre masave, si përgjysmimi i taksave dhe tarifave vendore, kompensimi i faturave të ujit dhe dritave për bizneset e dëmtuara, falja e detyrimeve tatimore dhe doganore, por edhe rritja e investimeve dhe një bonus prej 1200 euro në për 6 muaj, do të ndihmonte jo vetëm biznesin, por ekonominë.

5 kërkesat e biznesit të vogël:

1. Kërkojmë te marrë masat për 6 muaj për rritjen e investimet

2. Të përgjysmohen taksat dhe tarifat vendore

3. Të kompensohen faturat elektrike dhe të ujit për bizneset që u dëmtuan

4. Të falen detyrimet tatimore dhe doganore

5. Për 6 muaj biznesi të marrë një bonus për 1200 euro

Problematikat në biznes për shkak të pandemisë dhe rënies së të adhurave, i ka vënë në dukje edhe nënkryetari i shoqatës së biznesit, Bujar Muça. Muça shprehet se vetëm një pjesë e vogël e biznesit gjeti zgjidhje nga plani i ndihmës nga qeveria, ndërsa bizneseve iu nevojitet një paketë e 3-të ndihme.

"Thellimi i krizës si pasojë e pandemisë ka ulur të ardhurat. 120 mijë punonjës të papunë, dhe paketat e qeverisë ishin te paplota. Kërkuam një plan nga qeveria për te eliminuar falimentin, por vetëm një pjesë e vogël gjetën zgjidhje. Jemi në krizë konsumi dhe besimi. Tregtia ka rënë me 60% që mund të sjell edhe faliment te tjera. Borxhi publik ka arritur në 90%. Bizneset kërkojnë një paketë të tretë  për te masa lehtësuese në planin financiar në 6 muaj, stabilizim i kërkesës konsumatore, transparencë për realizimin e të ardhurave nga biznesi, të konsultohet me gupet e interesit për nismat ligjore", tha Muça.

Kujtojmë se, në një komunikim on-line me sipërmarrës të vegjël, kryeministri Rama tha se për momentin qeveria nuk ka në plan për një paketë të tretë ndihme të biznesit, për shkak se po punohet me projekte të tjera, si rindërtimi. Një paketë e tretë ndihme, sipas Ramës do të vij vetëm në rast të një mbyllje tjetër totale, gjë që për momentin nuk shihet në horizont.

Të fundit