Flash News

E-TJERA

Përjashtimi i Berishës/ "Do ta lija mandatin", Patozi tall Salianjin: Kërcënim i tmerrshëm, tani e kuptoj Lulin

Përjashtimi i Berishës/ "Do ta lija mandatin", Patozi tall

Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike ka ironizuar deri në tallje deputetin demokrat Ervin Salianjin. Nisur nga zhvillimet e fundit në kampin blu dhe debatin e krijuar, pas përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Patozi shkruan se ka kuptuar pse Basha e vrau "babin" politik.

Duke u tallur, ai thotë se "kërcënimi" i Salianjit ka qenë i tmerrshëm dhe i papërballueshë.

Me ironi Patozi shkruan: Sot jam i qartë se nuk ka pasur rrugë tjetër, ngaqë nuk dija këtë kërcënimin e tmerrshëm të Salianjit, që mund të jepte dorëheqjen në rast se Basha nuk do t'i bindej Uashingtonit.

Sepse ai nuk të fal në këto raste, madje edhe kur brohoriti para dy vjetësh në krah të Lulit për djegien e mandateve, pikërisht këtë gjë kishte parasysh, besnikërinë e panegociueshme ndaj Shteteve të Bashkuara.

Tani që e mora vesh, nuk kam më asnjë dilemë se Luli nuk ka pasur nga t'ia mbajë dhe ka marrë vendimin e duhur. Se çdo gjë mund të justifikohet sot për Partinë Demokratike dhe për opozitën, por dorëzimi i mandatit të deputetit nga Salianji do të ishte i papërballueshëm.

Salianji ka deklaruar në mbledhjen e grupit parlamentar se PD s’mund të fitojë zgjedhjet pa marrëdhëniet me SHBA. Nëse raportet do të cenoheshin, atëherë ai ka deklaruar se do të linte mandatin e deputetit.

"Unë personalisht, nëse do të ishte ky diskutimi, nëse nuk do të kishim marrëdhënie me SHBA-në dhe unë do të lija mandatin. Nuk do të gënjeja dot njerëzit. Nëse shtrohet diskutimi se do të jemi një parti pa marrëdhënie me Amerikën, do ta lija mandatin", ka thënë Salianji.

Të fundit