Flash News

E-TJERA

Përjashtimi i Berishës, Fevziu: Basha ka bërë gabim fatal. PD duhet të hapet, partia nuk është klub privat

Përjashtimi i Berishës, Fevziu: Basha ka bërë gabim fatal.

 

Gazetari Blendi Fevziu e ka cilësuar gabim fatal vendimin e kreut të PD, Lulzim Basha për përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berishën nga grupi i PD.

Duke folur në ‘News 24’, Fevziu tha se ky nuk mund të ishte një vendim personal, por duhej marrë me votën e demokratëve.  

“Mendoj që Basha ka bërë një gabim fatal, se nuk mund të largojë Berishën nga grupi parlamentar. Nëse Basha është në dijeni të fakteve të rënda, siç thotë, duhet t’i bëjë publike. Ai mori një vendim personal, por unë jam kundër vendimit personal, duhej hedhur në votë.

E dyta, nuk mendoj se gjërat zgjidhen duke menduar ne se kush është më i fortë. Ka një trazim në PD, që unë mendoj se vjen nga humbja e zgjedhjeve. Nëse do fitonte zgjedhjet, Basha do ishte më i fuqishëm, ndërsa Berisha do ishte në shtëpi. Për mua duhet të gjendet një figurë e tretë, një i ri, jo nga themeluesit e PD. Vendi ka nevojë për një parti të djathtë”, tha Fevziu.

Sipas gazetarit, PD duhet të hapet si parti në mënyrë që ajo të fuqizohet.

Unë mendoj se një parti fuqizohet duke u hapur, duke shtuar njerëz, duke mos qenë bunker, duke i bërë gjërat reale, duke mos i bërë gjërat fakte. Vetëm hapja e fuqizon një parti politike. Partia është klub njerëzish, nuk është klub privat. Është bashkim. Para disa ditësh dëgjova Baton Haxhiun, që tha se PD ka njerëz, me të cilët do të vijë në pushtet.

Njëri prej tyre më tha të nesërmen, se problemi nuk është se politika bëhet ku vihet pika e presja, por është frymëzim, ambicie, por edhe një lloj deliri. Unë mendoj se Rama është më aktiv. Është përditë në inaugurime, takime, lëviz nëpër qytete. Vetë PS nuk është e hapur dhe PD po bëhet si ajo. Por, edhe në PS pati lëvizje, ku Ditmir Bushatin e futi sërish në parti, i dha mundësi”, tha gazetari.

Të fundit