Flash News
Familja me 5 anëtarë bllokohet në malin e Tomorit nga moti i keq, ndërhyn policia
Bora bllokon rrugën e Arbrit, situatë problematike edhe në Qafën e Ulzës
Moti i keq bllokon rrugët në Shqipëri, policia: Ja akset problematike
I kërkuar për ekstradim në Itali, arrestohet kreu i klanit "Farruku"
Shpërthim me tritol në një hotel në Theth
Përkeqësimi i kushteve atmosferike, policia apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes kur udhëtoni
Policia rrugore apelon drejtuesit e mjeteve të udhëtojnë me kujdes, për shkak të lagështisë në rrugë nga reshjet e shiut.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të policisë së shtetit rrugorja apelon për më shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve, motomjeteve dhe biçikletave, pasi rreziku për t’u përfshirë në aksidente rrugore është i madh.
Njoftimi i policisë
APEL PËR MË SHUMË KUJDES!
Nisur nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, si dhe rritja e ndjeshme e trafikut rrugor në të gjitha akset rrugore kombëtare, Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve, motomjeteve dhe biçikletave , veçanërisht duke përdorur shenjat dalluese gjatë natës dhe në mot me shi , por edhe gjatë lëvizjes si këmbësorë duke kaluar nga njëri kah i rrugës në tjetrin, pasi rreziku për t’u përfshirë në aksidente rrugore është i madh.
Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë prezente me burime njerëzore dhe pajisje teknologjike të shtuara, jo vetëm për të rregulluar trafikun, por edhe për të parandaluar, konstatuar dhe ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, të cilët janë burim rreziku për përfshirje në ngjarje rrugore.