Flash News

E-TJERA

Përkeqësimi i situatës nga Covid-19, Meta apel qeverisë: Mos kurseni financimet! Mobilizohuni dhe bëni maksimumin

Përkeqësimi i situatës nga Covid-19, Meta apel qeverisë: Mos
Në foto: Presidenti Ilir Meta

Vala e dytë e pandemisë ka rënduar më tepër gjendjen, teksa numri i viktimave dhe të infektuarve rritet dita-ditës.

Përmes një reagimi, Presidenti Ilir Meta u ka bërë apel autoriteteve që çdo ankesë e qytetarëve në lidhje me Covid-19, të trajtohet me përgjegjshmëri.

“Qeveria duhet të bëjë maksimumin në këtë luftë me pandeminë, duke mos kursyer financimet e nevojshme dhe mobilizimin e organizuar të të gjitha resurseve njerëzore për përballimin e saj.

COVID-19 është një armik i rrezikshëm dhe duhet trajtuar si i tillë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së çdo qytetari”, shkruan Meta.

Postimi i plotë:

Shpreh shqetësimin e thellë për përshkallëzimin e situatës së pandemisë COVID-19.

Rastet e shtuara të humbjeve së jetëve, si dhe të qytetarëve të infektuar, përbëjnë një preokupacion madhor.

Shtimi i urgjencave me qytetarë të prekur nga COVID-19 në gjendje të rëndë, të cilët vijnë drejt spitaleve të Tiranës dhe detyrohen të presin gjatë në autoambulanca, kërkon marrjen e masave të menjëhershme, që kjo situatë të mos përsëritet.

Kërkohet një organizim i fortë, që u jep përgjigje të menjëhershme problemeve të shumta dhe shpesh të dhimbshme të qytetarëve lidhur me COVID-19.

Çdo ankesë e qytetarëve, duhet trajtuar me përgjegjësi maksimale dhe në mënyrë urgjente, pasi çdo vonesë rrezikon jetë dhe kjo është e papranueshme.

Qeveria duhet të bëjë maksimumin në këtë luftë me pandeminë, duke mos kursyer financimet e nevojshme dhe mobilizimin e organizuar të të gjitha resurseve njerëzore për përballimin e saj.

COVID-19 është një armik i rrezikshëm dhe duhet trajtuar si i tillë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së çdo qytetari. ????????

Të fundit