Flash News

E-TJERA

Përkeqësohet gjendja e Pele, Brazili në ankth për ‘mbretin’

Përkeqësohet gjendja e Pele, Brazili në ankth për

Gjendja e Pele nuk është aspak e mirë. I shtruar në spital prej tre javësh ish-kampioni i botës ka shfaqur komplikacione me shëndetin.

BBC raporton se spitali ku po trajtohet ‘mbreti’ ka njoftuar përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore. Sipas burimeve pranë spitalit, kanceri i brazilianit ka avancuar mjaft.

“Pele paraqet përparimin e sëmundjes së kancerit dhe kërkon kujdes më të madh në lidhje me mosfunksionimet renale dhe kardiake”, kanë pohuar mjekët.

82-vjeçari kaloi për herë të parë një tumor në zorrën e trashë në vitin 2021 dhe prej asokohe mori një trajtim të rregullt.

Menjëherë pasi u pranua, spitali në Sao Paulo tha se Pele kishte një përgjigje të mirë ndaj trajtimit për kujdesin e infeksionit të frymëmarrjes dhe se po i nënshtrohej një rivlerësimi të trajtimit me kimioterapi.

Pele është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të vendit të tij me 77 gola në 92 ndeshje dhe e ndihmoi vendin e tij të fitojë Kupën e Botës në 1958, 1962 dhe 1970.

Lojtarët e Brazilit i bënë homazhe Pele pas fitores së tyre në 16-ën e fundit ndaj Koresë së Jugut gjatë Kupës së Botës 2022, teksa mbanin një pankartë me emrin dhe foton e tij.

Të fundit