Flash News

E-TJERA

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e avokatit, Mëngjesi futet në intubim

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e avokatit, Mëngjesi

Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi. Raportohet se avokati është futur në intubim nga doktorët e Spitalit të Traumës.

Mëngjesi u dhunua barbarisht nga tre persona, njëri prej të cilëve është identifikuar. Ai u sulmua me sende të forta si leva, duke i shkaktuar fraktura të rënda në kokë dhe në disa pjesë të trupit.

Mëngjesi sapo kishte lënë djalin e tij në kopsht kur tre personat e dhunuan.

Ai është avokati i liderit të opozitës, Sali Berisha, dhe Jamarbër Malltezi. Mëngjesi dhe kolegët e tij kanë faktuar se procesi gjyqësor i nisur nga Berisha është politik.

Të fundit