Flash News
Berisha: Kërkova hetim ndërkombëtar për 21 Janarin, por Ina Rama refuzoi, përgjegjësinë e ka Rama
Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg Sonila Qaton
Parandalohet një ngjarje kriminale në Durrës, arrestohen tre persona me armë dhe automjete të blinduara
Përfshihet nga flakët qendra tregtare në Vorë
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, mes tyre një shqiptar
Përkeqësohet moti, në disa qarqe priten reshje shiu, dëborë dhe ngrica, Mbrojtja Civile apel strukturave
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë një postim në faqen e saj zyrtare në Facebook, përmes së cilës i bën thirrje strukturave vendore dhe qendrore të qëndrojnë në gatishmëri për çdo situatë dhe të marrin masa për menaxhimin e reshjeve të shtuara të shiut dhe të dëborës, që pritet të pushtojnë nesër, 12 janar, vendin tonë.
Bazuar në raportimet nga IGJEO dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, priten reshje intensive, kryesisht në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Korçë, si dhe reshje dëbore në zonat malore mbi 300 m.
Reshjet mund të shoqërohen me shtrëngata dhe ulje temperaturash, duke krijuar mundësi për ngrica dhe vështirësi në transport.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kërkon strukturave vendore dhe qendrore të jenë në gatishmëri për çdo situatë dhe të marrin masa për menaxhimin e reshjeve.
Qytetarëve u rekomandohet të tregojnë kujdes të shtuar në lëvizje dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.