Flash News

E-TJERA

Përkeqësohet situata me Covid-19, rekord viktimash dhe rritje të infeksioneve në 24 orët e fundit

Përkeqësohet situata me Covid-19, rekord viktimash dhe rritje të
Foto Ilustruese/ Spitali Infektiv ose covid1

Në 24 orët e fundit në vendin tonë është regjistruar rekord ditor viktimash. Ministria e Shëndetësisë raporton për 19 jetë të humbura nga Covid-19.

Edhe numri i infeksioneve ka shënuar rritje krahasuar me një ditë më parë. Nga 2308 testime kanë rezultuar pozitivë 846 raste të reja. Sipas MSH, 312 persona kanë fituar betejën me koronavirusin.

Numrin më të lartë të rastetve pozitive e kanë bashkitë Tiranë, Durrës dhe Fier. Ministria e Shëndetësisë bënë me dije se aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 31 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

 

COVID-19 – Statistika (05 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore     846

Të shëruar ne 24 orë   312

Të shtruar në spitale        469

Humbje jete në 24 orë  19

Testime ditore              2.308

Testime totale           201.634

Raste pozitive               42.148

Raste të shëruara     21.286

Raste Aktive          19.973

Humbje jete            889

Të fundit