Flash News

E-TJERA

Përkeqësohet situata tek Infektivi, të shtruar edhe persona të vaksinuar me të dyja dozat

Përkeqësohet situata tek Infektivi, të shtruar edhe persona

Përkeqësohet situata tek në Spitalin Infektiv pas shtimit të ndjeshëm të numrit të infeksioneve nga Covid-19.

Numri i personave që po shtrohen për të marrë kujdes shëndetësor është në rritje, ndërsa vetëm dje u pranuan 20 pacientë të rinj. Deri më tani në këtë shërbim po marrin kujdes shëndetësor 81 pacientë, raporton ABC.

Siç të njëjtave burime, në Spitalin Infektiv është shtruar aktualisht edhe një 18-vjeçar tetraplegjik i cili ndodhet në gjendje të rënduar.

Po ashtu, të shtruar ka edhe pacientë që i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës të llojit Pfizer. Pra vaksina nuk ka shmangur në këto raste as infektimin dhe as shtrimin në spital.

Duke marrë kujdes shëndetësor janë kryesisht persona që kanë edhe sëmundje të tjera shoqëruese, por duket se simptomat janë më të lehta dhe fatalitete tek personat e vaksinuar deri më tani nuk ka pasur.

Të fundit