Flash News

E-TJERA

Përkeqësohet situata, zjarri përhapet në pallatet e tjera të kompleksit pranë QSUT-së

Përkeqësohet situata, zjarri përhapet në pallatet e tjera

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një kompleks banimi pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) në Tiranë, duke përkeqësuar edhe më shumë situatën.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar disa pallate pranë njeri-tjetrit.

Në vendngjarje është mobilizuar një forcë e madhe operacionale.

Për shuarjen e flakëve po ndërhyjnë 6 ekipe zjarrfikëse, Emergjencat Civile dhe forcat e Ushtrisë. Në operacion është përfshirë edhe një helikopter për të ndihmuar në kontrollin e zjarrit nga ajri.

Zjarri mbetet ende aktiv, ndërkohë që autoritetet kanë bërë evakuimin e plotë të banorëve për të garantuar sigurinë e tyre.

Të fundit