Flash News

E-TJERA

Përkujtoi të vrarët në revoltën e Spaçit, Rama-Leskajt: Laj gojën kur t’ju përmendësh emrat

Përkujtoi të vrarët në revoltën e Spaçit,

Deputeti i PD Bujar Leskaj ka replikuar me kryeministrin Edi Rama pasi ka përkujtuar Revoltën e Qafë Barit dhe Revoltën e Spaçit.

Leskaj: Sot është një datë të cilën duhet ta përkujtojmë Dy janë ngjarjet që dëshmojnë se edhe në vitet e diktaturës kishte revolta dhe qëndrestarë. Kujtoj revoltën e Spaçit është 49 vjetori i saj dhe 38 vjetori i Revoltës së Qafë Barit. Ky përkujtim i imi ishte veracion për ta dhe besoj ju të gjithë jeni në një mendje”, tha ai.

Rama: Ju përfaqësoni partinë që e shkatërroi të drejtën e pronës. Ata donin një Shqipëri ku mos të ishin të gjithë si këmbët e dhisë, ju nuk patët kurajën për hapjen e dosjet e Sigurimit të Shtetit, i hapëm ne.

Ata luftuan për një Shqipëri të drejtë ku drejtësia të ishte në sensin e qeverisjes tej rendit ligjor, ju të bëni listë tjetër të atyre që vdiqën në demokraci dhe nuk morën asnjë lek dëmshpërblim nga ju.

U desh të vinim ne që të rikthenim dëmshpërblimet për të gjallët.

Ata donin Shqiëpri të orientuar nga perëndimi dhe jo nga sovjetikët. Ju përfaqësoni palën anti amerikane dhe jeni krenar në krah të atij që ngritet si flamur dhe në vend të logos së D ka damkën e DASH si minus i demokracisë në vend dhe si i korruptuar domethënës. Nëse i respektoni bashkohuni me ta. Shko laje gojën mirë për ato që ke thënë në mbështetje të atij flamuri të reckosur që doni ta ngrini mvi catinë e opzotës, më pas përulem me respekt ,

Edhe për kujtesën u dësh të mendonim ne. Kështu laje mirë njëherë gojën për të gjitha ato që ke thënë në mbështetje të atij flamuri të rreckosur dhe pastaj flisni për ata që dhanë jetën”,

Leskaj: Nuk fola për të vdekur të zakonshëm, por për heronj. Detyrimi moral është detyrim i të gjithëve ne, ju kishit detyre të nderonit 21 maji, si ditë qëndrestarë antikomunistë dhe nuk e lidha me politika të ditës.  Ligjin për ish të përndjekurit politikë e votoi PD pa votat tuaja.

Të fundit