Flash News

E-TJERA

Përleshen me tre hajdutë në shtëpi, plagosen babë e bir në Vlorë, pas kontrollit policia u gjen drogë dhe armë

Përleshen me tre hajdutë në shtëpi, plagosen babë e bir

Babë e bir janë plagosur me mjete prerëse pasi u përleshën me tre persona të paidentifikuar, të cilët kishin shkuar për të grabitur.

Sipas policisë, F. D., 31 vjeç, dhe V. D., 60 vjeç banues në fshatin Mavrovë, Selenicë, të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Pas krehjes së zonës dhe kontrollit të banesës së të lënduarve, janë konstuar të kultivuara 180 bimë narkotike, të cilat janë asgjësuar me anë të djegies, si dhe 2 armë zjarri (automatik dhe pushkë).

“Më datë 09.10.2021, rreth orës 04:55, në spitalin e Vlorës, kanë shkuar të dëmtuar, dyshohet me mjete prerëse, shtetasit F. D., 31 vjeç, dhe V. D., 60 vjeç, (babë e bir), të dy banues në fshatin Mavrovë, Selenicë, të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore, rezulton se janë konfliktuar me tre persona ende të paidentifikuar, të cilët dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur, dhe në afërsi të stanit janë diktuar nga babai dhe djali, të cilët kanë hasur në rezistencën e tyre, ku si pasojë dhe janë dëmtuar.

Nga shërbimet policore gjatë kontrollit dhe krehjes së zonës, janë konstuar të kultivuara 180 bimë narkotike, të cilat janë asgjesuar me anë të djegies. Dyshohet se bimët narkotike janë kultivuar nga shtetasit F. D dhe V. D, të cilëve gjatë kontrollit të banesës ju janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri (automatik dhe pushkë).

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, sigurimin e çdo prove që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.

Vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve”, bën me dije policia.

Të fundit