Flash News

E-TJERA

Përleshje mes tre personave, plagoset me thikë një person në Pogradec

Përleshje mes tre personave, plagoset me thikë një person në

Një përleshje me pasojë një person të plagosur ka ndodhur në qytetin e Pogradecit. Policia vendore bëri me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes tre personave.

Nga sulmi mbeti i plagosur I.B., 52 vjeç, i cili mori dëmtime në trup, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në pranga ka përfunduar i dyshuari E.Ç., 34 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik të autorit të dyshuar, policia gjeti dhe sekuestroi një thikë si dhe një send të mprehtë (gërshërë), të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.

Hetimet e mëtejshme i janë kaluar prokurorisë vendore, e cila do të zbardhë plotësisht dinamikën dhe motivet e krimit të ndodhur.

Të fundit