Flash News

E-TJERA

Përleshje në kampin e emigrantëve në Britani, mes ‘rebelëve’ edhe shqiptarë

Përleshje në kampin e emigrantëve në Britani, mes

Një situatë e pakëndshme është krijuar në kampin ku po qëndrojnë emigrantët të cilët kanë mbërritur në Britaninë e Madhe në rrugë të jashtëligjshme përmes Kanalit.

‘Daily Mail’ raporton se ka pasur një përleshje masive me thika mes emigrantëve teksa kanë shfaqur pakënaqësi për qëndrimin në ambientet e kampit.

“Kanë shpërthyer përleshje mes shqiptarëve dhe eritreanëve duke përdorur krehërat e mprehur nga çantat e larjes së Home Office si armë”, mësohet të ketë thënë për ‘Daily Mail’ një burim zyrtar.

Emigrantët kanë sulmuar zyrtarët e Forcave Kufitare dhe personelin e sigurisë.

Kampi i mbyllur, në një ish-bazë të RAF në Manston, është qendra kryesore e përpunimit për migrantët klandestinë me varka përpara se të dërgohen në hotele ose bujtina rreth Britanisë.

I hapur gati një vit më parë, ai synon të strehojë një maksimum prej 1600 dhe të mbajë të burgosur për disa ditë ndërsa identitetet e tyre kontrollohen përpara se të ristrehohen. Por, ndryshe nga kapaciteti që ka kampi, deri tani qeveria britanike ka strehuar rreth 3 mijë emigrantë.

Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braveman është akuzuar për shkelje të ligjit. Sipas ‘Sunday Times’, Braverman është paralajmëruar nga juristët vendas për pasoja në rast se strehonte emigrantë në kushte që tejkalojnë kapacitetet e kampit.

 Por, Braverman mësohet të ketë refuzuar nënshkrimin e një strehimit me kushte të plota për emigrantët.

Të fundit