E-TJERA

"Përmbahu, me mua nuk ia del dot", debat i fortë mes Grida Dumës dhe Frrok Çupit

"Përmbahu, me mua nuk ia del dot", debat i fortë mes Grida

Shtyrja e bisedimeve për çeljen e negociatave dhe "fajtori" për këtë përgjigje negative ka ngjallur debat mes ish-deputetes Grida Duma dhe analistit Frrok Çupi. Duma tha në "Open" se kjo jo është një shuplakë për Ramën dhe dështim i qeverisë së tij.

Grida Duma: Ti nëse nuk përmbahesh dot me mua nuk del dot. E kuptove, ka lidhje me ty se ke bredhur shumë në disa institucine, e vërteta është që drejtësia është e kapur. Një 0 di ti.

Duma: 0 tolerancë me fyerjen e inteligjencës së shqiptarëve.

Çupi: Është e turpshme kjo që thoni.

Duma: 0 tolerancë.

Çupi: Do mbani përgjegjësi për këtë që thoni.

Duma: Po do mbajmë ne përgjegjësi. Kjo ishte shuplakë për Ramën. Po i thërras logjikës. Ti thua se Evropa nuk qenka demokratike që institucionet e Evropës nuk qenkan votuar. Ti flet me metafora. Ju nuk e mbroni dot Ramën. Ti flet me metafora. Ju nuk e mbroni dot Ramën. Tentoni për ti hedhë errësirë shqiptarëve.

Çupi: Unë e thashë këtë. Pyet kë të duash. Institucionet nuk janë të votuara.

Duma: Ti thua se Evropa kërkon këtë në burg. Kush je ti që vendos kë kërkon në burg Evropa.

Çupi: Ty do të të thoja vetëm një fjalë, por këtu nuk po ta them.

Duma: Provoje edhe do e shikosh.

 

Të fundit