Flash News

E-TJERA

Përmbante substancë toksike, AKU tërheq nga tregu qumështin formulë për bebe “APTAMIL”

Përmbante substancë toksike, AKU tërheq nga tregu qumështin

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar tërheqjen nga tregu të qumështit formulë për foshnja “APTAMIL 1 PRONUTRA 800 gram Advanced”, pas një alarmi të ardhur nga Sistemi Evropian i Sigurisë Ushqimore, RASFF.

Gjatë kontrolleve të kryera në Gjermani, u konstatuan nivele të substancës “cereulide”, një toksinë që mund të shkaktojë helmim ushqimor, me simptoma si të vjella dhe dhimbje barku. Toksina është veçanërisht e rrezikshme për foshnjat nga 0 deri në 2 vjeç.

Produkti i kontaminuar që mban datën e skadencës 10 nëntor 2026 nuk duhet të përdoret nga foshnjat, pasi mund të shkaktojë probleme serioze për shëndetin e tyre. Alarmi fillimisht u dha në vendet e Europës dhe më pas mbërriti edhe në Shqipëri.

“Jemi njoftuar nga sistemi Europian për një produkt qumësht formulë Aptamil Advance Pronura 800gr me datë skadencë 10-12-2026. Produkti në fjalë është importuar nga nga Rossman Lala dhe është shpërndarë në rrjetin e zinxhirit: Durrës, Tiranës, Fier, Shkodër  dhe inspektorët tanë kanë qenë të angazhuar në terren për tërheqjen e tij nga tregu me qëllim asgjësimin e tij”, njofton AKU. 

 

Të fundit