Flash News

E-TJERA

Përmbytjet/ Përkeqësohet situata në Shkodër, 1300 ha toke ende nën ujë

Përmbytjet/ Përkeqësohet situata në Shkodër, 1300 ha

Bashkia Shkodër ka bërë me dije se situata në qytet vazhdon të jetë e e rënduar me 1300 ha toke bujqësore nën ujë,  dhe tetë shtëpi të përmbytura.

Sipas njoftimit  zyrtar në Facebook, Oboti ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme rrezikshmërie, ndërsa rruga është e bllokuar.

Është berë më shumë se një muaj që Shkodra gjendet në këtë situatë që sa vjen e rendohet, me qeverinë që nuk ka marrë asnjë masë konkrete për daljen nga situata.

Njoftimi i plote:

Në bazë të vlerësimit sot në mëngjes, situata gjatë natës është përkeqësuar, duke shënuar rritje të nivelit të ujërave në territorin e Shkodrës. Kjo për shkak të baticës dhe prurjeve nga të gjithë lumenjtë dhe liqeni në të gjithë zonën e Nënshkodrës së përmbytur në njësitë Ana e Malit, Dajç, Bërdicë, Velipojë dhe Rrethinat e qytetit.

 Sot në orën 7.30 hidrometri shënon 7m ne Dajç – dje hidrometri në Dajç në orën 14.30, shënonte kuotën 6.96 m.

 Sot në orën 7.30 hidrometri në liqen shënon 9.35- dje Liqeni të Shkodrës në orën 14.30, shënonte kuotën 9.22 m.

 Sot në orën 7.30 hidrometri Drin shënon 7.35 – dje hidrometri i lumit Drin në orën 14.30, shënonte kuotën 7.50 m.

Situata e përmbytjeve në Nj.A. Ana e Malit, datë 12.02.2021

Ka renie të nivelit të ujit me rreth 10 cm.

1300 ha toke bujqësore e përmbytur (fshatrat Oblikë, Obot Muriqan , Shtuf e Velinaj).

Rruga e Obotit e bllokuar rreth 150 cm lartësi në rrugë.

Shtepi të përmbytura 8.

Prezencë uji në oborre rreth 140 cm (fshati Obot.)

Shumë garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Obot.

Në fshatin Muriqan (Lagja Xhakaj e Kurtaliaj) 2 shtëpi me prezencë uji.

Garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Muriqan.

Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek lagja Goricë (rruga e bllokuar).

Rruga Obotit e pakalueshme (makina e ushtrisë nuk kalon).

Ujësjellësi Oblika 1 i bllokuar nga uji (jashtë funksioni).

Ujësjellësi Oblika 2 i bllokuar nga uji (jashtë funksioni).

Shtëpi të rrethuara nga uji 122 (106 në Obot, 5 në lagjen Gallube, 4 në lagjen Xhakaj, 7 në lagjen Kurtaliaj).

Qendrat shendetësore në gatishmëri.

Energji elektrike ka në të gjithë zonën.

SPZ e zonës në gatishmëri.

UKSH vazhdon të furnizojë me ujë të pijshëm banorët e fshatit Oblikë (kryesisht pallate).

Varkat e FA, reparti BMR Tiranë, janë në gatishmëri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit (fshati Obot).

Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2- 3 m.

E bllokuar rruga Goricë, mbi 50 cm ujë (kalohet me makina ushtrie).

Nevoja për bazë ushqimore për bagëtitë. Po presim të ulet sasia e ujit që të transportojmë ushqim për gjënë e gjallë. Me varka është e pa mundur.

Situata është shumë kritike (dita 37 e përmbytjeve).

Gjendja e vështirë në lagjen Gallube, fshati Oblikë (përmbytur garazhe e stalla bagëtish).

Fshati ObotT në gjendje të jashtëzakonshme rrezikshmërie.

Situata mbetet shumë e rënduar.

Të fundit