Flash News

E-TJERA

Përmbyset kamioni me dru, humb jetën drejtori i Pyjores në Maliq

Përmbyset kamioni me dru, humb jetën drejtori i Pyjores në Maliq

Një aksident me vdekje është regjistruar këtë të premte në Maliq. Nga informacionet paraprake mësohet se një kamion, tip "IFA" i ngarkuar me dru është përmbysur dhe si pasojë ka humbur jetë një person.

Ngarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Dushar në zonën e Lozhanit. Mësohet se viktima është 38-vjeçari, Marsel Nazifi, drejtor i Shërbimit Pyjor në Bashkinë e Maliqit.

Sipas të dhënave viktima ishte pasagjer, por në momentin e aksidentit është hedhur nga mjeti për të shpëtuar, por ky i fundit e ka zënë poshtë duke i marrë jetën.

Trupi i pajetë është nxjerrë nga banorë të fshatit. Viktima ka qenë i shoqëruar me 4 persona të tjerë, për të cilët ende nuk ka informacion.

Forcat zjarrfikëse bashkë me policinë janë ende në vendngjarje.

Të fundit