Flash News

E-TJERA

Përmbyset kamioni në autostradën Durrës–Tiranë

Përmbyset kamioni në autostradën Durrës–Tiranë

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotën në autostradën Durrës–Tiranë, pasi një kamion është përmbysur në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Marikaj, në zonën e Vorës. Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar si pasojë e aksidentit.

Rrethanat që çuan në përmbysjen e mjetit ende mbeten të paqarta. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit, si edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

 

Të fundit