Flash News

E-TJERA

Përmbyset kamioni në Kuçovë, drejtuesi ngelet i bllokuar në mjet

Përmbyset kamioni në Kuçovë, drejtuesi ngelet i bllokuar

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Kozare, Kuçovë.

Një kamion ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, e për pasojë drejtuesi i mjetit ka ngelur i bllokuar në mjet.

Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses po punojnë për nxjerrjen e shoferit nga mjeti, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij.

“Sot rreth orës 20:00, në vendin e quajtur Kozare, Kuçovë shtetasi A.P, duke drejtuar mjetin tip “Kamion”, ka dal nga rruga dhe është përmbysur.

Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses, në vendngjarje po punojnë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, pasi ka ngelur i bllokuar në mjet.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia. 

 

Të fundit