Flash News

E-TJERA

Përmbyset makina në aksin Kuçovë-Kozare, plagoset 33-vjeçari

Përmbyset makina në aksin Kuçovë-Kozare, plagoset
Foto ilustruese

Një aksident është regjistruar këtë mbrëmje në aksin Kuçovë-Kozare.

Një automjet është përmbysur në anë të rrugës e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi 33-vjeçari A.H i cili është transportuar në spital.

Dyshohet se mjeti ishte duke qarkulluar me shpejtësi në momentin e aksidentit, ndërsa i riu ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur me trafikndarësen.

Policia ka nisur hetimet.

 

Të fundit