Flash News

E-TJERA

Përmbyset makina në Qafë Koshovicë të Fierit, plagosen 4 persona

Përmbyset makina në Qafë Koshovicë të Fierit, plagosen

Një aksident automobilistik u regjistrua mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si “Qafa e Koshovicës” në Fier.

Raportohet paraprakisht se E.S., 44 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin e makinës, e cila doli nga rruga.

Si pasojë e përplasjes, janë plagosur 4 persona, përfshirë edhe drejtuesin e automjetit. Të lënduarit u dërguan në spital dhe aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 20:00, në vendin e quajtur "Qafa e Koshovicës", shtetasi E. S., 44 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit i cili ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar tre pasagjerët, si dhe vet drejtuesi i automjetit, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Të fundit