Flash News

E-TJERA

Përmbyset zetori në Lushnje/ Plagosen gjyshi, nipi dhe mbesa, 10-vjeçarja në gjendje kritike

Përmbyset zetori në Lushnje/ Plagosen gjyshi, nipi dhe mbesa,
Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Çermë, ku zetori me gjyshin, nipin dhe mbesën është përmbysur e për pasojë janë plagosur të tre.

Gjyshi kishte shkuar të punonte tokën bujqësore dhe me vete kishte marrë edhe dy fëmijët e vegjël, mbesën 10 vjeçe dhe nipin 8-vjeçar.

Mësohet se fëmijët ishin ulur në pjesën e pasme të mjetit, të cilin gjyshi nuk ka arritur dot ta kontrollojë. Teksa tentoi të kalonte argjinaturën e lumit, mjeti është përmbysur duke rënë në afro 3 metra lartësi.

Për pasojë, zetori ka zënë poshtë fëmijët e vegjël. Gjyshi dhe nipi 8-vjeçar kanë marrë plagë të lehta, ndërsa vajza 10-vjeçare është në gjendje kritike.

Pas ndihmës së parë mjekësore që i është dhënë në Spitalin e Lushnjes është nisur në Tiranë në Spitalin e Traumës për mjekim të specializuar.

 

Të fundit