Flash News

E-TJERA

Përmbyten Veliera e Durrësit rreth 100 shtëpi, evakuohen 60 banorë

Përmbyten Veliera e Durrësit rreth 100 shtëpi, evakuohen 60

Durrësi është përballur sot me pasoja tëshumta nga moti i keq, me reshje intensive që kanë sjellë përmbytje të përmasave të mëdha në disa zona të qytetit.

Situata ka shkaktuar bllokim të lëvizjes dhe vështirësi serioze për banorët.

Sipas informacioneve paraprake, rreth 100 banesa janë përfshirë nga uji, duke u izoluar plotësisht, ndërsa deri tani 60 persona janë detyruar të evakuohen. Ata janë sistemuar përkohësisht në shtëpinë e pushimit të ushtrisë.

Nën ujë ka përfunduar edhe Veliera e Durrësit, një investim i debatueshëm me kosto mbi 800 milionë lekë, i cili po shihet si një tjetër simbol i dështimeve në planifikimin dhe infrastrukturën urbane.

Të fundit