Flash News

Kosova

Përmbytje masive në Pejë, humb jetën nëna dhe fëmija 5-vjeçar

Përmbytje masive në Pejë, humb jetën nëna dhe

Një nënë dhe djali i saj 5-vjeçar kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe vërshimeve masive në qytetin e Pejës.

Raportohet se dy viktimat u shënuan në lagjen “Asllan Qeshme”, ku fillimisht u gjet i pajetë i mituri. Nëna e tij u raportua e zhdukur dhe u gjet më pas pa shenja jete.

Vdekja e 5-vjeçarit u konstatua nga Spitali i Pejës rreth orës 23:10 të së shtunës. Ndërsa, vdekja e gruas u konstatua nga ekipi mjekësor rreth orës 1:20 të së dielës.

Po ashtu, dy persona të tjerë janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësor.

Përmbytjet nisën pas shirave të dendur të cilët u shoqëruan edhe me erëra të fuqishme, që bashkë me vërshimet e ujit shkaktuan dëme të mëdha.

Të fundit