Flash News

E-TJERA

Përmbytje në Malësi të Madhe, dalin përrenjtë, dëmtohen biznese e banesa

Përmbytje në Malësi të Madhe, dalin përrenjtë,

Reshjet e dendura të shiut në zonën e Malësisë së Madhe kanë shkaktuar përmbytje.

Si pasojë e shiut, përrenjtë dalë nga shtrati dhe janë bllokuar kolektorët. Ka pasur dëme në disa biznese dhe banesa, të cilat deri tani sipas emergjencave civile, numërohen të jetë 20 shtëpi të përmbytura në katet e para.

Si shkak i reshjeve, ka pasur edhe probleme me qarkullimin e mjeteve.

“Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, dhe daljes nga shtrati I perrenjve, janë shkaktuar dëme materiale në disa banesa dhe biznese. Shërbimet e Policisë së Shtetit, të Policisë Bashkiake dhe Emergjencat Civile janë në terren, për të ndihmuar drejtuesit e automjeteve dhe banorët që janë në vështirësi. Qytetarët që kanë nevojë për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112”, thuhet në njoftim.

Të fundit