Flash News

E-TJERA

Përmbytet burgu i Durrësit, 28 të burgosur transferohen në Fushë-Krujë

Përmbytet burgu i Durrësit, 28 të burgosur transferohen në
Kati i parë i burgut të Durrësit është përmbytur si pasojë e reshjeve të shiut të rëna që nga dje. Burime për gazetaren Anila Hoxha bëjnë me dije se, për shkak të situatës emergjente, është bërë transferimi i 28 të burgosurve nga ky institucion.

Të burgosurit janë dërguar në burgun e Fushë-Krujës, ndërsa autoritetet po punojnë për të menaxhuar situatën dhe për të siguruar sigurinë e të gjithë të burgosurve. Pritet që autoritetet të japin më shumë informacion lidhur me përmbytjen dhe masat e marra.

Të fundit