Flash News

E-TJERA

Përmbytjet/ Delvina mbetet pa ujë të pijshëm, Bashkia: Ka përmbajtje bakteriologjike

Përmbytjet/ Delvina mbetet pa ujë të pijshëm, Bashkia: Ka
Foto ilustruese

Delvina ka mbetur pa ujë të pijshëm për shkak të përmbytjeve. Në faqen zyrtare të bashkisë së këtij qyteti thuhet se reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar një problematikë seioze në burimin e "Vrizit", duke e bërë ujin të papërdorshëm.

Gjithashtu shton se nga analizat e bëra rezulton se, uji ka përmbajtje bakteriologjike.

"Të gjithë banorët janë të lutur të përdorin çezmat publike për të realizuar furnizimin me ujë të pijshëm. Përballë kesaj situate të vështirë, të kushtëzuar nga moti i keq, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve deri në zgjidhjen e këtij problemi", thuhet ndër të tjera në njoftim.

Të fundit