Flash News

E-TJERA

Përmbytjet/ Ish-deputeti i PD nxjerr videon, qeveria hap portën e Hec-it në Zadeje

Përmbytjet/ Ish-deputeti i PD nxjerr videon, qeveria hap portën e

Ish-deputeti i PD-së, Romeo Gurakuqi, ka nxjerrë një video nga hidrocentrali në Zadeje ku janë hapur portat për shkarkimin e ujit të grumbulluar këto dy ditë pas shirave të dendur.

“Porta e shkarkimit të Hidrocentralit në Zadeje”, shkruan Gurakuqi krahas videos së postuar në Facebook.

Edhe kryedemokrati Sali Berisha denoncoi dje se qeveria ka hapur portat e hidrocentraleve pa njoftuar bashkitë duke shkaktuar përmbytjet masive në disa zona.

Të njëjtën gjë pohoi kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia teksa tha se nuk ishte njoftuar për hapjen e digave, çka bëri që si bashkitë edhe njerëzit të ishin të papërgatitur.

Shkodra ishte qarku më i prekur dhe problematik nga përmbytjet me mbi 2.000 ha tokë të përmbytur.

Të fundit