Flash News

E-TJERA

Përmbytjet/ “Kam 6 fëmijë brenda”, banorët në Kurbin: Jemi të izoluar, shteti të ndërhyjë

Përmbytjet/ “Kam 6 fëmijë brenda”, banorët

Banorët e Kurbinit, konkretisht të fshatit Adriatik janë ndër më të prekurit nga përmbytjet e ditëve të fundit. 

Banorët e shtëpive që nuk janë larguar ende nga zona thanë në Top Story se situata nuk ka qenë kurrë e tillë edhe pse zona ka pasur herë pas here përmbytje.

“Rritja e nivelit të ujit ka ardhur për shkak të çarjes së argjinaturës dhe prurjeve të mëdha të lumit Drojë. Kemi vendosur të mos largohemi sepse kemi blegtori, kemi fëmijë të vegjël dhe s’kemi ç’bëjmë. Ka 3 ditë që është e njëjta situatë, po presim të largohet uji, por vetëm shtohet.

Duhet të rrimë jashtë, s’kemi ku të shkojmë se kam 6 fëmijë të vegjël brenda e të moshuar. Ushqime kemi, por problemi është që të mos na sëmuren fëmijët se s’kemi ku t’i çojmë në këto kushte ku jemi tani”, u shpreh një nga banorët e zonës.

 

Të fundit