Flash News

E-TJERA

Përmbytjet, Meta thirrje strukturave shtetërore: Garantoni ndihmën për çdo qytetar

Përmbytjet, Meta thirrje strukturave shtetërore: Garantoni
Kreu i Shtetit Ilir Meta

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka ngritur shqetësim për situatën e krijuar në të gjithë vendin nga përmbytjet. Presidenti kërkon urgjentisht angazhimin e të gjitha strukturave për minimizimin e pasojave në prona dhe shmangien e çdo rreziku për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Përmes një postimi në Facebook, Meta thotë se strukturat operacionale të Mbrojtjes Civile, Grupet e Kërkim-Shpëtimit e Evakuimit dhe Shërbimet Zjarrfikëse duhet të jenë 24/24 orë në terren.

Ministria e Mbrojtjes shton ai, duhet të përgatisë ndihmat ushqimore për familjet, që u janë përmbytur shtëpitë. Ndërkohë nga ministria e Bujqësisë ai kërkon që të dërgojë pranë banorëve në nevojë ushqimin për bagëtitë.

Meta bën thirrje që ministrat përgjegjes për Mbrojtjen Civile të vendosin komunikimin konstant me strukturat vendore dhe publikun si dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar të monitorojë situatën në të gjitha akset.

Sipas Presidentit duhet të raportohet periodikisht për situatën dhe të vlerësohen me seriozitet paralajmërimet e Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, si i vetmi organ, duke e vlerësuar këtë të fundit për përmbushjen me përgjegjësi të detyrës.

Të fundit