Flash News

E-TJERA

Përmbytjet/ Ministria e Mbrojtjes: Mbi 50 familje u evakuuan në Shkodër, banorët të bëjnë kujdes

Përmbytjet/ Ministria e Mbrojtjes: Mbi 50 familje u evakuuan në

Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim mbi situatën e përmbytjeve në vend, ku njofton se mbi 50 familje janë evakuuar në qarkun Shkodër.

“Për shkak të pranisë së ujit në banesa, është bërë evakuimi i 50 familjeve në bashkinë Shkodër dhe 3 familjeve në fshatin Gruemirë, bashkia Malësi e Madhe. Të evakuuarit janë strehuar në konviktet e shkollave dhe pranë të afërmve të tyre.

Një familje është evakuar nga fshati Mabe, në Lezhë, të cilët janë strehuar tek të afërmit e tyre. Pas kërkimeve intensive është bërë e mundur gjetja e trupave të babë e bir, në fshatin Dedaj, të cilët i mori rrjedha e ujit të përroit në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, fshati Bogë, njësia administrative Shkrel,  bashkia Malësie Madhe”, thotë ministria.

Më tej shton se situata po ndiqet me vëmendje edhe në bashkitë e tjera të vendit si në atë të Dibrës, Kukësit, Tropojës, Durrësit, Tiranës,etj.

Ministria i bën thirrje banorëve të zonave më të prekura nga reshjet, të bëjnë kujdes gjatë këtyre orëve kritike dhe të kërkojnë ndihmën e autoriteteve në çdo rast.

 

 

Të fundit