Flash News

E-TJERA

Përmbytjet në Gjermani/ Ministria e Jashtme: Nuk ka asnjë shqiptar të lënduar, numrat ku mund të kontaktoni për ndihmë

Përmbytjet në Gjermani/ Ministria e Jashtme: Nuk ka asnjë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se deri tani nuk ka asnjë shqiptar të prekur nga moti i keq në Gjermani dhe Belgjikë, ku deri tani përmbytjet kanë shkaktuar mbi 100 viktima.

Kjo konfirmohet nga përfaqësitë diplomatike shqiptare në vendet e prekura, të cilat janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase. Ministria e Jashtme ka publikuar dhe numrat e ambasadave ku mund të kontaktojnë shqiptarët për të kërkuar ndihmë.

Njoftimi:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje situatën e përmbytjeve në Evropën Perëndimore, ku deri më tani janë raportuar humbje të mëdha jete në Gjermani dhe Belgjikë dhe ka pasur dëme materiale në Holandë, Luksemburg dhe Zvicër.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe përfaqësitë diplomatike shqiptare në këto vende janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase.

Deri më tani, bazuar në informacionet që përditësohen orë pas ore nuk ka asnjë raportim për shtetas shqiptarë të prekur nga kjo situatë e motit të keq.

Për të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Gjermani, Belgjikë, Holandë, Zvicër dhe Luksemburg lutemi të kontaktoni me ambasadat e Republikës së Shqipërisë në numrat e emergjencës si më poshtë:

Ambasada e RSH-së në Berlin:. +49 174 861 9587
Ambasada e RSH-së në Belgjikë: +32 485 401 237
Ambasada e RSH-së në Holandë: +31 616 275 159
Ambasada e RSH-së në Zvicër: +41 774 099 729

Të fundit