Flash News

E-TJERA

Përmbytjet ne Itali. Një çift shqiptarësh u hoqën si vullnetarë dhe i grabisin 6000 euro të moshuarve

Përmbytjet ne Itali. Një çift shqiptarësh u hoqën si

Një çift me origjinë shqiptare pretenduan se ishin vullnetarë dhe u ofruan të hiqnin baltën nga shtëpia e dy të moshuarve në zonën e Ravenës. Pas largimit u zbulua se çiftit i kishin vjedhur 6000 euro.

Në zonën e Ravenës, në Fornaces, një burrë dhe një grua shqiptarë janë arrestuar nën akuzën e grabitjes. Të dy kanë përfituar nga situata tragjike e një çifti të moshuarish dhe me justifikimin për t’iu pastruar baltën që i kishte rrethuar shtëpinë, iu kanë vjedhur rreth 6 mijë euro, shume e cila është gjetur nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ravenës, në lokalitetin Fornace, ku një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare janë paraqitur pranë një çifti të moshuarish, shtëpia e të cilëve ishte e rrethuar nga balta që në fillim të emergjencës.

Dy të huajt ishin ofruar të ndihmonin çiftin e pensionistëve, duke shfrytëzuar shpresën e tyre, duke u paraqitur si të rinj vetëmohues të gatshëm për t’u shërbyer të tjerëve. Pasi kishin pastruar katin përdhes dhe kopshtin, të dy i kishin thënë lamtumirë çiftit të prekur nga akti i tyre dhe ishin larguar.

Kur dy “shpëtuesit” janë zhdukur, të moshuarit kanë bërë një zbulim të hidhur dhe dëshpërues. Në shtëpinë e tyre, për ditë të tëra të rrethuar nga balta, mungonin rreth 6 mijë euro, kursime të çiftit të moshuar.

Menjëherë kanë denoncuar dhe ka ndërhyrë policia, e cila brenda pak orësh arrestoi dy vullnetarët e rremë. Fatmirësisht, 6000 eurot u gjetën dhe iu kthyen pronarëve të ligjshëm, ndërsa dy të huajt u vendosën në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor të Ravenës. Një histori që përfundoi mirë. Megjithatë, një histori e keqe, e cila nuk do duhej të ndodhte.

 

 

 

 

Të fundit